Nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi, është i ftuari i radhës në emisionin “PodGo” në Telegrafi Maqedoni, me të cilin kemi diskutuar për zgjedhjet lokale, qeverinë dhe BDI-në në opozitë. Ademi tha se matjet e tyre tregojnë se BDI qëndron më mirë në mbështetje se sa në vitin 2002.

Gjithashtu ai theksoi se rezultati i zgjedhjeve lokale do të jetë i papërballueshëm për qeverinë OBRM-PDUKM – VLEN dhe do të imponojë zgjedhje të parakohshme kuvendare. Ademi tha se pret fitore 3-1 në zgjedhjet lokale për koalicionin “Aleanca Kombëtare për Integrim”.

– YouTube Prodhim i Telegrafi Maqedoni Bejeni #Subscribe kanalin tonë në YouTube për më shumë video. Detajet: …

“Edhe këtë herë dihet fituesi, por nuk dihet sa do të jetë dallimi, 3 me 1 ose 4 me 1 në nivel të shtetit. Qytetarët janë dëshmitarë dhe janë të interesuar si asnjëherë më parë për këto zgjedhje, prandaj ne i kemi kualifikuar si referendum popullor. Pse referendum. Sepse e kemi dëgjuar kryeministrin kur tha se “esenca e këtyre zgjedhjeve është zhdukja e BDI-së” nga skena politike. Pra nuk bëhet fjalë për zgjedhje lokale, dhe kjo është mirë që po konfirmohet nga të tjerët. Këto sulme kur vijnë nga kryeministri marrin dimension tjetër”.

“Zgjedhjet lokale janë më tepër se aq. Bëhet fjalë për marrjen e vendimit se kah do të shkojë shteti. Për këtë arsye kemi ngritur alarmin te opinioni se tani e kemi mundësinë ta shprehim vullnetin tonë se kush do ta zgjedh përfaqësuesin tonë. A do ta na i zgjedh dikush tjetër, apo do t’i zgjedhim vet. Nuk duhet të lejojmë që kryeministri të na thotë se ju votoni kë të doni, unë e marr kë të dua në qeveri.

“Rezultati i zgjedhjeve lokale do të jetë i papërballueshëm për këtë qeveri. Kjo qeveri edhe tani është në aparate reanimimi. Edhe vet qeveritarët kanë pasur dyshime nëse të shkojnë ose jo edhe në zgjedhje kuvendare. Mbajtja e zgjedhjeve do të jetë e domosdoshme, pasi kjo qeveri nuk ka asnjë rezultat. Ata thonë se e mira e vetme është që BDI është në opozitë. BDI është në ditët më të mira, matjet e fundit tregojnë se BDI qëndron edhe më mirë se në vitin 2002, menjëherë kur u themelua pas luftës së UÇK-së”, tha Arbër Ademi.

Ai gjithashtu foli edhe për qeverinë, duke thënë se VLEN është bërë vetëm amortizues i politikave anti-shqiptare.
“Këta që janë sot në qeveri janë vetëm për të thënë se ka shqiptar, nuk pyeten për asgjë, Por e keqja është se janë bërë amortizues të politikave anti-shqiptare. Komuniteti serb po merr gjithnjë e më tepër hapësirë – depërtoi një kopani serbe në telekomunikacion, një bankë serbe është futur në Maqedoni”, tha Ademi.

Ndërsa sa i përket “botës serbe” dhe takimit të Ali Ahmetit dhe Aleksandar Vuçiq në Ohër, Ademi tha se “kryetari i BDI-së me Vuçiqin është takuar kur ka qenë në detyrë zyrtare”.

“Kryetari Ahmeti ka qenë në Ohër bashkë me Edi Ramën, në kuadër të Open Ballkan dhe takimet kanë qenë në kuadër të takimeve ndërshtetërore. Këtu nuk ka diçka diskutabile. Diskutabile është se me nënshkrimin e Bujare Abazit është futur një bankë në sistemin bankar në Maqedoni”, tha mes tjerash Ademi./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version