Myftyi i deri tanishëm, Qani Nesimi sot njofton se ka dhënë dorëheqje nga Myftynia e Tetovës.
Në njoftim ai thekson se përveç tij dorëheqje kanë dhënë edhe anëtarët e Myftinisë, përveç dy anëtarëve që nuk ishin prezent.
“Në mbledhjen e rregullt të Myftinisë së Tetovës-organit legjitim, të zgjedhur dhe vendimmarrës të Myftinisë, të mbajtur më 19 shtator 2025, vendosa të tërhiqem nga Myftinia e Tetovës. Në këtë mbledhje me plotë vetëdije dhe me ndjenjën e përgjegjisësë së lartë, u tërhoqën edhe anëtarët e Myftinisë, përveç dy anëtarëve që nuk ishin prezent, të cilët kishin kohë që nuk vinin më në mbledhje të Myftinisë”, thuhet në njoftimin e Nesimit./Telegrafi/