minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Aplikoi për certifikatë të martesës, djali i kandidatit për president në RMV mori certifikatë të vdekjes - Shqiperia.info

Kryetari i Komunës së Karposhit dhe kandidati për president të RMV-së, Stevço Jakimovski, ka akuzuar institucionet në vend për funksionim të keq. Ai tha se djali dhe nusja e tij, në vend të certifikatës nga libri i të kurorëzuarve, kanë marrë certifikatë nga libri i personave të vdekur dhe dita e martesë së tyre është shënuar si dita e vdekjes së tyre.

Jakimovski e përmendi me emër dhe mbiemër zyrtaren që e ka lëshuar certifikatën dhe e ka akuzuar OBRM-PDUKM-në dhe LSDM-në për instalim të kuadrove të papërgjegjshëm në institucione.

“Dita e martesës së tyre është caktuar si dita e vdekjes së tyre. A mund t’i imagjinoni këta të rinj, çfarë do t’u kujtojë çdo vit përvjetori i martesës dhe në çfarë tronditjeje janë tani? Kjo konferencë për shtyp që po e mbaj tani është edhe një konfirmim se pse të rinjtë po largohen nga Maqedonia. Jo për arsye ekonomike, por për keqmenaxhimin e institucioneve në vend. Jam thellësisht i bindur se ky staf premtues dhe i talentuar i quajtur Dijana Antonijeviç është i punësuar ose në shtabin e LSDM-së ose në shtabin e OBRM-PDUKM-së”.

“E gjithë administrata jonë është e mbushur me personelin e tyre dhe në varësi të pushtetit apo opozitës, shteti nuk i paguan dhe në fakt nuk paguan për personelin e tyre. Kjo është një arsye më shumë pse unë vazhdoj të kandidoj për president të Maqedonisë. Kanë mbetur pak politikanë të kohës së Titos që e dinë se si funksiononte shteti, gjithçka tjetër është rezultat i 20 fushatave dhe ngjitjes së afisheve”, tha Jakimovski.

Ai gjithashtu shtoi se djali dhe nusja e tij kanë kërkuar formularë ndërkombëtar, ndërsa u është dhënë formularë i thjeshtë./Telegrafi/

Aplikoi për certifikatë të martesës, djali i kandidatit për president në RMV mori certifikatë të vdekjes appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version