minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Antonio Costa viziton Shkupin, do takohet me kryeministrin Mickoskin - Shqiperia.info

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të vizitojë vendin këtë pasdite, ku do të takohet me kryeministrin Hristijan Mickoski.

Shërbimi i shtypit qeveritar informon se kryeministri Mickoski do të ketë një takim kokë më kokë me Costan, i ndjekur nga një takim midis delegacionit qeveritar dhe delegacionit të udhëhequr nga Presidenti i Këshillit Evropian. Mickoski dhe Costa do të mbajnë më pas një konferencë të përbashkët për shtyp në qeveri.

Presidenti i Këshillit Evropian ka filluar vizitat në Ballkanin Perëndimor që nga dje, për t’u takuar me udhëheqës nga rajoni dhe për të bashkëkryesuar samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, Mali i Zi më 5 qershor.

Presidenti Costa do të diskutojë mundësitë dhe sfidat që lidhen me zgjerimin, integrimin gradual, bashkëpunimin rajonal, sigurinë dhe stabilitetin.

“Turneu im i dytë në Ballkanin Perëndimor dërgon një sinjal të qartë: angazhimi i BE-së ndaj rajonit është real; po aq real sa edhe mundësia e zgjerimit. Momenti është këtu. Tani është koha për të dhënë rezultate”, tha Costa para vizitës së tij në rajon./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version