
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angellov tha se zjarri mbi fshatin Batincë është vendosur nën kontroll.
Angellov informoi se zjarri ka shpërthyer sot, rreth orës 13:00 dhe shtoi se bëhet fjalë për një zjarr të fortë për të cilin, siç tha ai, ka indikacione se është vënë qëllimisht sepse një vijë më e madhe u zhvillua papritmas në përrua.
“Për shkak të erës që frynte, zjarri përhapej me shpejtësi të lartë. Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit menjëherë doli në terren me disa automjete, si dhe u ndihmua nga dy pincgauer të Shërbimit shtetëror të zjarrfikësve, të drejtuar nga oficerë policie nga NJZHSH. Megjithatë, për shkak të rrezikut që të preket edhe fshati Batincë, pasi zjarri po lëvizte në drejtim të Batincës, me kërkesë të drejtorit të QMK-së, Muahmed Ali, dërguam një helikopter të MPB-së, si dhe dy traktorë ajrorë të Drejtorisë, të cilët ndihmuan në vendosjen e shpejtë të kontrollit mbi këtë zjarr. Ne kemi kontroll të plotë mbi zjarrin. Ende ka djegie në përroin pas meje, por traktorët ajrorë dhe helikopteri vazhdojnë të operojnë. Besoj se së shpejti do të vihet nën kontroll absolut dhe shumë shpejt pas kësaj do të shuhet plotësisht”, deklaroi nga terreni drejtori i DMSH, Stojançe Angellov.