Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angelov, deklaroi se pret që DMSH dhe Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) të bashkohen në një institucion pas zgjedhjeve lokale.
“Ndihem si “mjeshtër që rregullon gjëra të prishura”. Herën e fundit, kur kryeministri i mëparshëm më dërgoi në QMK, më dërgoi ta rregulloj institucionin sepse ishte i shembur dhe jofunksional pas krizës së Covid. Tani, kryeministri po më dërgon, sipas marrëveshjes sonë të mëparshme, ta ringjall DMSH-në, e cila është në një gjendje kaotike”, tha Angelov.
Angelov tha se shpreson që DMSH dhe QMK do të bashkohen dhe se falë mbështetjes së fortë të kryeministrit, ky proces mund të përfundojë pas zgjedhjeve lokale.
Lidhur me situatën në DMSH, ai tha se është në një situatë jashtëzakonisht të vështirë, dhe ndër të tjera sepse drejtori i mëparshëm është në paraburgim për shkak të tragjedisë në Koçan, e cila kontribuoi që situata edhe ashtu e keqe të përkeqësohet edhe më shumë.
“Në këtë moment, situata me Traktorët Ajrorë është jashtëzakonisht e ndërlikuar. Ne e kthyem një Traktor Ajror nga servisi. Do të thoja se dy të tjerët janë në servis, por kanë ngecur për shkak të vështirësive financiare sepse Drejtoria nuk mund t’i përballojë vetë kostot, të cilat tejkalojnë buxhetin e planifikuar, por besoj se me mbështetjen e qeverisë, kjo do të kapërcehet”, tha Angelov.
Ai tha se po zhvillohen bisedime me pilotë potencialë sepse dy pilotë mungojnë. Ai tashmë është takuar me një pilot në pension dhe se beson se ata do të arrijnë kompromis dhe se do të ndihmojnë edhe këtë verë.
Angellov: DMSH dhe QMK do të bëhen një institucion pas zgjedhjeve lokale appeared first on Telegrafi.