minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Andovski: Edhe dy pacientë nga zjarri në Koçan janë në gjendje të rëndë shëndetësore - Shqiperia.info

Dy të lënduar të tjerë nga zjarri në diskotekën “Pulse” në Koçan më 16 mars, të cilët po trajtohen jashtë vendit, janë në gjendje relativisht të rëndë shëndetësore, tha zëvendësministri i Shëndetësisë Jovica Andovski në një konferencë për media sot pasdite.

Aktualisht jashtë vendit po trajtohen 45 të lënduar.

Gjatë ditës është parashikuar të mbërrijë një pacient nga Selaniku, i cili do të vazhdojë trajtimin në Klinikën e Kirurgjisë Plastike. Një pacient aktualisht po trajtohet në këtë klinikë.

Nga Nishi nesër do të mbërrijë në vend një pacient. Dy persona janë duke u trajtuar në një spital privat në Shkup.

Zjarri në Koçan mori 62 jetë, ndërsa rreth 200 u lënduan./Telegrafi/

Andovski: Edhe dy pacientë nga zjarri në Koçan janë në gjendje të rëndë shëndetësore appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version