Të mos e shikojmë inteligjencën artificiale as si kërcënim që do të na paralizojë, as si zgjidhje magjike që në vetvete do t’i tejkalojë të gjitha sfidat. Ta shikojmë si hallkë që kërkoj dituri, vlera, vizion dhe bashkëpunim. Të ndërtojmë të ardhme digjitale që nuk e shtyn njeriun, por e përforcon dhe që nuk krijon frikë por mundësi, porositi ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski, në hapjen e forumit “E ardhmja e punës në epokën e inteligjencës artificiale”, organizuar nga Instituti për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike (IHSPJ) pranë USHCM.

Në dy vitete e fundit inteligujenca artificiale (AI), tha ai më nuk është temë e të ardhmes por temë e aktualitetit dhe është temë që hap dilemë se si do të ndërrohen profesionet dhe si do të ndërrtohet arsimi, institucionet dhe shërbimet publike.

Andonovski konsideron se në shkolla dhe fakultetet që nuk janë arsim teknik duhet të ketë module për IA për shkak se të rinjtë, siç tha, janë lënë vetë ta plotësojnë këtë vakuumin dhe mospasjen e shkathtësive. Pastaj pyeti çka nëse këtë e bëjnë në mënyrë të gabuar dhe si do të përballemi me pasojat.

“A do ta lejojmë të zhvillohet pa një drejtim të qartë, pa një kornizë etike dhe pa u kujdesur për personin që është në qendër të ndryshimeve? Përgjigja jonë duhet të jetë shumë e qartë – inteligjenca artificiale duhet t’i shërbejë personit, jo personit për teknologjinë. Dhe kjo është arsyeja pse sot kur flasim për të ardhmen e punës, nuk duhet të flasim vetëm për automatizimin, por për aftësitë, për arsimin, për rikualifikimin, për mundësitë e barabarta dhe për gatishmërinë tonë institucionale. Meqenëse vendet e punës tashmë po ndryshojnë, disa detyra po bëhen më të shpejta, më të thjeshta, më të automatizuara. Por, pikërisht për shkak të kësaj, cilësitë njerëzore që nuk mund të zëvendësohen lehtë do të bëhen edhe më të rëndësishme – të menduarit etik, gjykimi, kreativiteti, komunikimi, empatia dhe aftësia për të marrë vendime”, theksoi Andonovski.

Ministri porositi se nuk është e mjaftueshme të përcillen ndryshimet teknologjike por është me rëndësi të krijojmë kushte ql ato ndryshime të jenë të dobishme për ne – të drejta dhe zhvillimore dhe se në këtë drejtim MDI ka qasje sistemike dhe të koordinuar për ndërtimin e infrastrukturës digjitale dhe shfytëzimit të të dhënave.

Theksoi se MDT dhe USHCM kanë apeluar për një projekt të madh për AI të quajtur “Qëndisje”, të cilën duhet ta formojë qendra për inteligjencë artificiale në Shkup dhe se është formuar grupi punues nga komuniteti akademik për përgatitje të strategjisë së parë nacionale për përdorimin e inteligjencës artificiale.

Share.
Exit mobile version