
Kandidatët për Ambasadorë në Danimarkë, Ukrainë dhe Shqipëri, Fadil Zendeli, Dimitar Bllazheski dhe Vele Tërpevski prezantuan para deputetëve platformat për aktivitetet diplomatike të Ambasadorëve të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë.
“Prezantimi i platformës do të jetë në 5 segmente që janë të lidhura me angazhimin si ambasador i ardhshëm në një kontekst të lidhjes me Danimarkën. Politika e jashtme dhe siguria, marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimi ekonomik dhe social dhe prioritetet në raport me mandatin”, deklaroi Fadil Zendeli, Ambasador në Danimarkë.
“Shpresoj se gjatë kohës së mandatit tim si ambasador në Ukrainë do t’i realizoj të gjitha detyrat e parapara si dhe të gjitha detyrat që do të paraqiten në përditshmëri dhe nuk mund të parashikohen”, theksoi Dimitar Bllazhevski, Ambasadorë në Ukrainë.
“Kishim një iniciativë para 12 vitesh, të blejmë një objekt ambasade, por tani nuk kemi mundësi sepse patundshmëritë janë shumë të shtrenjta tani në Shqipëri. Para 10 vitesh ishte shumë lirë, kishte shumë mundësi të blihen patundshmëri”, tha Vele Tërpeski, Kandidat për Ambasador në Shqipëri.
Prezantimi para deputetëve në komisionin për politikë të jashtme është një nga filtrat e fundit përpara se këta kandidatë të ulen në ulësen e ambasadorit.




