Parti e Alternativës mbrëmë mbajti Kuvendin e saj qendror në të cilën morri vendim për shkrirjen e kësaj partie në VLEN.

Nga atje njoftojnë se kanë autorizuar kryetarin e saj Beki Sali që të që t’i vazhdojë negociatat për unifikimin e VLEN-it.

“Kuvendi Qendror i Alternativës merr vendim që Alternativa të bashkohet në subjektin e ri politik VLEN.

Kuvendi Qendror merr vendim që – deri në epilogun e unfikimit të VLEN-it – të pushojnë të gjitha organet e Alternativës.

Kuvendi Qendror sugjeron që, para nënshkrimit të marrëveshjes përfundimtare për unifikimin e VLEN-it në një subjekt politik, të detajohen edhe të drejtat dhe detyrimet e secilit organ të partisë së ardhshme VLEN.

Kuvendi Qendror i Alternativës e autorizon kryetarin e partisë, Bekim Sali, që t’i vazhdojë negociatat për unifikimin e VLEN-it, duke e pasur mandatin e plotë për secilin vendim./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version