Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu,sot në konferencën për shtyp informoi se menjëherë pas deklaratës së mjekut Kedev është formuar një komision i brendshëm në Ministri. Njëkohësisht, po punohet në formimin e një komisioni për mbikëqyrje profesionale nga tre mjekë të njohur nga jashtë, nga vendet evropiane, i cili fillimisht do të kryejë mbikëqyrje në institucionet shëndetësore private, e më pas edhe në institucionet publike që kryejnë operacione të kardiokirurgjisë, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Ai theksoi se digjitalizimi i plotë i sektorit shëndetësor do të përfshijë edhe shkëmbimin e informacioneve ndërmjet institucioneve shëndetësore publike dhe private përmes sistemit Termini im.

“Në sistemin elektronik kombëtar Termini im deri tani komunikimi ka qenë njëkahësh, por kjo duhet të ndryshojë. Brenda një muaji të gjitha institucionet shëndetësore private me shkresë do të jenë të obliguara t’i hapin bazat e tyre dhe ta informojnë Ministrinë për të gjitha kontrollet dhe ndërhyrjet e kryera. Me këtë, do të fitohet një pasqyrë e qartë edhe për keqpërdorimet e mundshme me sistemin dhe me mjetet financiare” theksoi ministri Aliu.

Sipas të dhënave nga “Termini Im” , në vitin 2024 janë kryer gjithsej 5.773 ndërhyrje kardiologjike, ndërsa në vitin 2025, deri tani, janë kryer gjithsej 3.556 ndërhyrje./Telegrafi/

Aliu: Po formohet komision për mbikëqyrje profesionale me mjekë nga jashtë për ndërhyrjet kardiologjike në institucionet shëndetësore private dhe publike appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version