
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliut tha se qytetarët janë më të përgatitur teknologjikisht për pjesëmarrje më të madhe dixhitale në sistemin shëndetësor.
Ai në kuadër të Kongresit të 21-të të Mjekëve, në organizim të Shoqatës Mjekësore të Maqedonisë tha se pacientëve duhet të ju mundësohet qasje më e lehtë në të dhëna dhe informacione.
“Qëllimi ynë janë zgjidhje të thjeshta dhe praktike që do t’u sjellin përfitime të drejtpërdrejta pacientëve: qasje më të lehtë në të dhëna, informacion në kohë dhe siguri se të dhënat e tyre janë të mbrojtura. Sistemi “Termi Im”, aplikacioni “Shëndeti Im” dhe rrjetet e ardhshme kombëtare të radiologjisë dhe telemjekësisë janë një hap përpara në atë drejtim. Unë besoj se duke rritur ndërveprimin, analizën e të dhënave dhe zbatimin e teknologjive të reja, do të krijojmë një sistem shëndetësor më efikas dhe të drejtë”, tha Aliu.
Në panel mori pjesë edhe Dalibor Fruniq, drejtor ekzekutiv i SORSIKS dhe ekspert në shëndetin dixhital, i cili, sipas njoftimit për kumtesën, vlerësoi se dixhitalizimi i kujdesit shëndetësor në Maqedoni është në nivel botëror.
“Të dhënat që ekzistojnë janë një thesar që do të mundësojë hapa të avancuar në inteligjencën artificiale dhe ‘data-driven decisionmaking’, në dobi të sistemit dhe praktikës klinike”, deklaroi Fruniq.
Ministria e Shëndetësisë theksoi se mbetet e përkushtuar për krijimin e një sistemi dixhital modern që i vendos pacientët në qendër të kujdesit shëndetësor.