Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, sot në një konferencë për shtyp tha se VLEN po punon në aspektin administrativ, sa i përket shkrirjes në një parti.
Aziri tha se ai është një nga pesë anëtarët e komisionit për shndërrimin e koalicionit në një parti, ndërsa theksoi se kongresi i parë do të mbahet më 9 maj.
“Ne si parti kemi vendosur që nënkryetare të jetë zonja Mimoza Musa, edhe si zonjë edhe si përfaqësuese e Aleancës për Shqiptar, si deputete dhe kontributi i saj duhet të çmohet”, tha Aliu.
I pyetur për zv.kryeministrin Arben Fetai, ai tha se nuk është diskutuar për çështjen e riorganizimit të qeverisë.
“Nuk kemi folur për organizimin e qeverisë, këtë periudhë me rremi me aspektin organizativ. Pas kongresit do të jetë gjithçka më e qartë. Nuk kemi hatërmbetje me asnjë. Për ne politika është një dhe aspektet personale diçka tjetër”, tha Aliu./Telegrafi/
