Komisioni për Zgjerimin e Listës Pozitive është duke punuar së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Fondin e Sigurimeve Shëndetësore dhe shumë shpejt do të dalim me barna të reja që do të jenë pjesë e listës pozitive, shprehet ministri i Shëndetësisë Azir Aliu për Agjencionin Informativ të Maqedonisë.

Lidhur me mungesën e terapisë hormonale me tableta, ai thekson se në këtë fazë kjo tashmë është tejkaluar ose, në disa raste, ka pasur ndërrim të ilaçit me ilaç përkatës, në mënyrë që qytetarët të mos mbeten pa terapi. Ai thekson se po bëhen përpjekje për të ndryshuar procesin e tenderit të shpalljes së hershme të tenderit.

“Tani, sipas ligjeve, shpallet tre muaj para përfundimit të tenderit të mëparshëm, ndërsa po bëjmë përpjekje me juristët dhe sektorin juridik tek ne që të mundësohet ai të shpallet gjashtë muaj para përfundimit të kontratës, sepse nëse i pari është me vonesë, automatikisht do të thotë se do të ketë mungesë të ileçeve për një periudhë kohore. Në mënyrë që kjo të mos na ndodhë në të ardhmen, ne planifikojmë të kemi një afat kohor gjashtëmujor dhe do të jemi të sigurt nëse në tre muajt e parë, për arsye të paparashikuara, procedura nuk përfundon në mënyrë që të hapet dhe të përfundojë në kohë”, shprehet Aliu.

Duke sugjeruar aktivitetet për decentralizimin e terapisë onkologjike, ai shprehet se tashmë janë bërë protokollet dhe ideja është shpërndarja e disa prej shërbimeve për pacientët onkologjikë, për të marrë terapi jo vetëm në Klinikën e Onkologjisë, por edhe në disa qendra në të gjithë shtetin. Është një ide për të zhvilluar më tej atë infrastrukturë dhe ato pajisje që duhet të blihen ose për të trajnuar stafin mjekësor dhe vlerësoj që ne, si Ministri e Shëndetësisë, do të dalim shumë shpejt në publik për të informuar qytetarët se disa nga pacientët që kërkojnë qasje onkologjike do të mund të marrin disa nga procedurat në vendin ku jetojnë.

Lidhur me përpjekjet për të zgjidhur problemin e mungesës së punonjësve shëndetësorë dhe infermierëve, thekson se për të krijuar profil ekspertësh në një fushë në shëndetësi kërkon të paktën dhjetë vjet dhe se për këtë arsye ata fillojnë të hartojnë nevojat, infrastrukturën, burimet njerëzore dhe kapacitetet në sistemin shëndetësor në nivel të vendit.

Ai thekson se janë planifikuar aktivitete për infrastrukturën dhe forcimin e stafit dhe pajisjen e spitaleve në qytete të tjera të vendit, në mënyrë që të shkarkohen klinikat në Shkup dhe njoftoi se do të ketë program kombëtar për trajnimin e mjekëve, infermierëve dhe kjo është një nga përparësitë, sepse me një staf të trajnuar mirë do të mund të ofrohen shërbime që i kërkojnë qytetarët, e ato do të jenë cilësore dhe në përputhje me standardet evropiane.

Aliu: Do të zgjerohet lista pozitive e barnave appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version