Pas publikimit të videove dhe fotografive në rrjetet sociale për prezencën e gjarpërinjve, kreu i Qytetit të Shkupit Orce Gjorgjievski tha se komunat ka kryer dezinfektimin dhe dezinsektimin.
Lidhur me publikimit, ai tha se nuk janë dëshmi e gjendjes aktuale. Ai theksoi se gjendja përreth Vardarit është dukshëm më e mirë krahasuar me verën e kaluar dhe se Higjiena Komunale ka vendosur mjete për trajtimin e zvarranikëve në zonat ku lëvizin fëmijët.
“Sa i përket dezinfektimit dhe dezinsektimit, mendoj se komunat veç më e kanë realizuar, është detyrim i komunave në kuadër të Qytetit të Shkupit. Unë apelova deri tek ata që të shpërndajnë të gjithë punën e tyre që të shohin edhe qytetarët. Sa i përket paraqitjes së gjarpërinjve, unë të them të drejtën përveç një fotografie që ishte shpërndarë dhe pash që bënë krahasime që ishte fotografi e marrë nga interneti e një viti tjetër. Pra nuk kam informata që ka gjarpërinjtë por ja të marrim shembull gjendjen përreth Vardarit mund të shohim se si është sot dhe si ishte verën e kaluar, pra është dallim drastik. Ndërmarrjet tona sa i përket zvarranikëve, kanë mjetë që i përdorin dhe atë e bën Higjiena Komunale dhe janë vendosur në vende ku ka lëvizje të fëmijëve” – Orce Gjorgjievski – Kryetar i Qytetit të Shkupit. /alsat.mk

