minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Alarm i rrejshëm për bombë në Kumanovë - Shqiperia.info

Paraditen e sotme qytetarët e Kumanovës dyshuan për një valixhe me eksploziv në rrugën “Dr.Peshkatari”.

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë për “TV21” konfirmuan se është kontrolluar valixhja në fjalë dhe se e njëjta ka rezultuar të jetë e zbrazët.

“Më 10.07.2024, në ora 09:46 në SPB-Kumanovë, N.I. nga Kumanova ka raportuar se në rrugën “Dr. Peshkatari” në Kumanovë ka gjetur një çantë, e cila dukej e dyshimtë. Policët nga SPB-Kumanovë menjëherë e kanë siguruar vendin dhe pas kontrolleve është konstatuar se bëhet fjalë për një çantë të zbrazët”, thonë nga SPB-Kumanovë.

Alarm i rrejshëm për bombë në Kumanovë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version