Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot deklaroi se të gjitha dokumentet lidhur me tenderin për uniformat e MPB-së janë publikisht të kapshme. Duke u përgjigjur në pyetje për akuzat nga LSDM-ja, të cilët pohojnë se tenderi është skandaloz dhe se dokumentet i kanë parashtruar në Komisioni për antikorrupsion, Toshkovski potencoi se do të jenë transparent në tërë procedurën.
“Edhe njëherë u bëj thirrje Prokurorisë publike dhe të gjitha institucioneve të tjera të cilat kanë kompetenca në këtë pjesë të vijnë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në sektorin që i zbaton këto furnizime publike, t’i shohin të gjitha dokumentet lidhur me furnizimin në fjalë. Ministria e Punëve të Brendshme është transparente dhe do e tillë do të mbetet në tërë këtë procedurë”, deklaroi Toshkovski gjatë vizitës së sotme në vendkalimin kufitar “Jazhincë-Glloboçicë” me qëllim të inaugurimit të sistemit One Stop për kontroll të përbashkët të integruar.
Në pyetjen për dy akuzat e parashtruara për klanin Bellanoca-Baron dhe grupin e Rade Shteklit, ministri Toshkovski tha se këto lëndë janë vetëm disa nga ato të cilat japin rezultate historike në Maqedoni.
Porositi që qytetarët e vendit të jenë të qetë, sepse, siç tha, “si ministri vazhdojmë me tempo të njejtë”.
“Vazhdojmë në drejtim të normalizimit të Maqedonisë. Atë që e premtuam para zgjehdjeve po shihet në vepra, si në rpaort me luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ashtu edh enë pejsën e realizimit të këtyre projekteve”, tha Toshkovski.
Akuzat e LSDM-së për tenderin e uniformave, Toshkovski: Institucionet t’i kontrollojnë dokumentet e nevojshme që janë nën kompetencën e MPB-së appeared first on Telegrafi.