minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Aksident trafiku në rrugën Tetovë-Jazhincë, lëndohen dy persona - Shqiperia.info

MPB njofton se në rrugën rajonale Tetovë–fshati Jazhincë një katërçikletë me targa të Tetovës ka dalë nga rruga, ku si pasojë janë lënduar dy persona.

“Më 12.04.2026 në orën 12:35 në SPB Tetovë u njoftua se në rrugën rajonale Tetovë–fshati Jazhincë, në fsh. Odër, një katërçikletë me targa të Tetovës, i drejtuar nga M.Q. (19) nga fsh. Tearcë, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkudhëtari A.A. (20) nga fshati Sllatinë, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Lëndime të rënda trupore ka pësuar edhe shoferi M.Q., të konstatuara në Qendrën e Urgjencës në Tetovë. Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Tetovë”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version