
MPB njofton se ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Manastir-Prilep në të cilën është lënduar një person.
“Më 15.01.2026, në orën 23:32, SPB Manastir pranoi informacionin se në rrugën rajonale Manastir – Prilep, një automjet udhëtarësh “Ford Eskort” me targa të Prilepit, i drejtuar nga F.B. (25) nga Prilepi, kishte dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit ka pësuar lëndime të rënda trupore shoferi, të konstatuara në Spitalin Klinik të Prilepit. Ekipi i inspektimit nga SPB Manastir këqyri situatën në vendngjarje”, thonë nga MPB.





