minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Aksident në Strugë, humb jetën një 75-vjeçar - Shqiperia.info

MPB njofton se sot në orën 06:30 në DPB-Strugë është raportuar se në rrugën magjistrale Podmolje–Strugë, një automjet transportues i tipit “MAN”, i drejtuar nga A.A. (52) nga Republika e Shqipërisë, ka goditur këmbësorin U.D. (75) nga fshati Livadhi i Strugës, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit.

“Mjeku i Ndihmës së Shpejtë nga Struga ka konstatuar vdekjen, ndërsa kontrollin e ka kryer ekipi hetimor i DPB-Strugë.

Më herët, në ora 06:05, ishte raportuar se U.D. ishte larguar nga shtëpia e një të afërmi të tij në fshatin Misleshevë të Strugës dhe se kishte probleme shëndetësore. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Share.
Exit mobile version