
Në një aksident të rëndë komunikacioni i cili ka ndodhur dje, rreth orës 16:20, në rrugën rajonale Shkup – Tetovë, ndërroi jetë një vajzë 19-vjeçare.
“Një automjet ‘bmv’ me targa të Shkupit, i drejtuar nga 22-vjeçarja M.Xh. nga fshati Semenishtë, Komuna Saraj, ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Në aksident lëndime të rënda në trup ka marrë bashkudhëtarja V.M. (19) nga fshati Semenishtë, e cila ishte dërguar në Kompleksin e Klinikave ‘Nëna Terezë’, ku në orën 17:40 mjeku ka konstatuar vdekjen”, njoftoi sot MPB.
Lëndime në trup kanë marrë edhe bashkudhëtaret A.M. (21), A.M. (21) dhe R.M. (24), të gjitha nga fshati Semenishtë, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup.
Mbikëqyrje në vendin e aksidentit ka kryer ekipi i SPB Shkup dhe prokurori publik me urdhër të të cilit trupi i të ndjerës ishte dhënë në autopsi.
Aksident në rrugën Shkup – Tetovë, ndërroi jetë një vajzë 19-vjeçare appeared first on Telegrafi.