minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Aksident në rrugën Gostivar – Tetovë, lëndohen dy persona - Shqiperia.info

SPB Tetovë njofton se në rrugën Gostivar – Tetovë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë lënduar dy persona.

“Sot (05-nëntor) në ora 14:05 në SPB Tetovë është raportuar se në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të mbikalimit për në Bërvenicë të Tetovës, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin automjeti i pasagjerëve “Seat Leone” me targa të Shkupit i drejtuar nga V. M. (22) nga Shkupi, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga”.

“Në aksident lëndime të rënda ka pësuar pasagjerja J.P.(22) nga Shkupi, ndërsa shoferi ka pësuar lëndime trupore të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Ekipi nga SPB Tetovë ka kryer kontroll në vendin e ngjarjes”, thonë nga SPB Tetovë.

Aksident në rrugën Gostivar – Tetovë, lëndohen dy persona appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version