Një motoçiklist njëzetvjeçar nga rrethina e Kumanovës ka ndërruar jetë pasi është përplasur në një shtyllë betoni në afërsi të fshatit Orashac, drejt rrugës Kumanovë–Shën Nikollë, njoftoi sot policia.

“Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00, kur në SPB Kumanovë është raportuar se në rrugën lokale nga fshati Orashac, drejt rrugës rajonale Kumanovë–Shën Nikollë, M.P. (20) nga fshati Dobroshan i Kumanovës, duke drejtuar një motoçikletë BMW pa targa, ka humbur kontrollin dhe është përplasur në një shtyllë betoni”.

“Si pasojë e lëndimeve të marra, motoçiklisti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Ndihma e Shpejtë. Në vendin e ngjarjes ka kryer ekspertizë një ekip i SPB Kumanovë, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi”, njoftojnë nga MPB

Aksident në Kumanovë, ndërron jetë një motoçiklistë 20-vjeçar appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version