Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë informoi dje se rreth orës 15:30 ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin një grua e ka humbur jetën, ndërsa gjashtë të tjerë janë lënduar.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën Gostivar – Tetovë në afërsi të mbikalimit për Kamjan.

“Ka ndodhur aksident trafiku me dalje nga rrugë të automjetit ‘golf’ me targa tetovare i drejtuar nga J.S.(22) nga f. Pirok.

Nga aksident, mjek i ndihmës së shpejtë mjekësore ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes tek bashkëudhëtarja Gj.A.(33) nga f.Bogovinë, ndërsa me lëndime janë dërguar në Qendrën urgjente-Tetovë shoferi i automjetit J.S, si dhe bashkëudhëtarët V.R.(28) nga f.Bogovinë, J.O.(21) nga f.Pirok, A.M.(10) nga f.Pallaticë, A.M.(6) nga f.Bogovinë dhe A.R.(15) nga f.Pallçisht i Poshtëm”, informoi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekip i SPB Tetovë dhe prokuror publik pranë PTH-Tetovë.

Aksident në autostradën Tetovë-Gostivar, humb jetën 33 vjeçarja teksa gjashtë persona janë të lënduar appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version