minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Aksident mes tre makinave në rrugën Jazhincë - Tetovë, lëndohen pesë persona - Shqiperia.info

Tre persona janë lënduar rëndë në një aksident trafiku që ndodhi mbrëmë në orën 22:50 në rrugën rajonale Jazhincë – Tetovë, pranë hyrjes së fshatit Neproshten.

Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, në aksident u përfshinë tre makina, një Volkswagen Golf me targa të Tetovës, e drejtuara nga E.S. (25) nga fshati Sllatinë, A.I. (55) nga fshati Dobrosht dhe A.J. (19) nga fshati Sllatinë.

“Shoferi E.S. dhe pasagjeri i tij B.S. (36) pësuan lëndime të rënda në aksident. Pasi morën ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës, ata u transferuan në Kompleksin e Klinikave Nënë Tereza në Shkup për shkak të ashpërsisë së lëndimeve të tyre”.

“Lëndime të rënda ka pësuar edhe Sh.V. (45) nga Dobroshti, bashkudhëtare në automjetin e dytë, kurse lëndime trupore kanë pësuar dy shoferët tjerë A.I. dhe A.J”.

“Ekspertizën në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Tetovë në koordinim me Prokurorin Publik”, thonë nga SPB Tetovë.

Share.
Exit mobile version