
MPB njofton se në rrugën “Brigada Maqedonase-Kosovare” në Shkup ka ndodhur aksident rrugor në të cilën ka mbetur i lënduar një person.
“Më 09.04.2026, në orën 09:30, në SPB Shkup u njoftua se në rrugën “Brigada Maqedonase-Kosovare” në Shkup ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti “Folksvagen Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga N.A. (64) nga fsh. Konjarë e mesme, rrethina e Shkupit, dhe një mopedi me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.Z. (60) nga Shkupi.
Si pasojë e aksidentit, M.Z. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në ISHP “Sh. Naum Ohridski” Shkup. Është bërë hetim nga një ekip hetimor i SPB Shkup.”, thonë nga MPB./Telegrafi/





