Nga koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim kanë reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski, se në rast se procesi zgjedhor nuk do të jetë i suksesshëm, kjo për shkak mundësisë që të paraqiten shumë kandidat të pavarur, dhe lista për të votuar të jetë e gjatë 7-8 metra, atëherë Qeveria ka mundësi që të emëron persona të besueshëm.
Sipas AKI-it, ky është një skenar i ri i Mickoskit, pasi sipas tyre, ata janë bindur se kanë dështuar përmes imponimit të kandidatëve përmes VLEN dhe “të pavarur”, “pasi panë që Aleanca Kombëtare për Integrim fiton bindshëm në çdo komunë dhe shqiptarët nuk pranojnë “të preferuarit” e OBRM-PDUKM-së”.
“Deklarata e Mickoskit se cenzusi në zgjedhjet lokale mund të dështoj dhe se Qeveria në atë rast do të emërojë udhëheqës të komunave, është në fakt një plan i ri për të sabotuar zgjedhjet lokale, për të penguar daljen në zgjedhje dhe për të imponuar kryetarë të dhunshëm në komunat shqiptare, njëjtë si në kohën e kralevinës dhe ish Jugosllavisë dhe ngjashëm siç bënë edhe me Qeverinë duke zgjedhur përfaqësuesit jolegjitim të shqiptarëve vetëm se ishin të pëlqyer për Mickoskin.
Këto plane janë qartë të lexueshme ashtu si edhe ato paraprake që tanimë kanë dështuar. Shqiptarët do të ja japin përgjigjen kësaj Qeverie dhe kryeninistrit në Referendumin e Tetorit me daljen masive dhe fitoren plebishitare të kandidatëve të AKI-së që në rreth të parë”, thuhet në deklaratën e AKI-it.
AKI: Mickoski me plane ogurzeza për komunat shqiptare, sabotim të zgjedhjeve dhe kryetarë të dhunshëm të emëruar nga Qeveria appeared first on Telegrafi.