
24 vjet më parë, shqiptarë e maqedonas ia shtrinë dorën njëri tjetrit për të ndërtuar një Maqedoni të re, të barabartë dhe të integruar në NATO e në BE, nëpërmjet të Marrëveshjes paqësore të Ohrit, të garantuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, tha lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në fjalimin e tij me rastin e 24-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.
Ahmeti tha se bashkë ndryshuam kushtetutën dhe miratuam pjesën normative të Marrëveshjes së Ohrit, përfshirë edhe rregullimin e zbatimit të gjuhës shqipe, flamurin kombëtar, arsimin sipëror, përfaqësimin e drejtë dhe shumë ligje të tjera.
Ndërtuam universitete, shkolla, çerdhe, spitale, koridorin 8, infrastrukturë rrugore e nëntokësore, institucione të reja arsimore, kulturore e identitare, rrënuam kufinjtë midis nesh.
Ndër vite, drejtuam Kuvendin dhe të gjitha ministritë duke kulminuar me pozitën e premtuar dhe të realizuar të Kryeministrit të parë shqiptar.
Kontributi jonë në shtet rezultoi me marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore, anëtarësim në NATO dhe nisje të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Nga të gjitha këto dhe shumë të tjera, fitoi shteti jonë i përbashkët dhe nuk humbi askush.
Të gjitha të arriturat në 24 vitet e kaluara i bëmë bashkë, edhe me OBRM-PDUKM-në edhe me LSDM-në, si dhe me miqtë tanë ndërkombëtarë”, tha Ahmeti.
Ahmeti shtoi se këto të arritura janë vet shteti, janë themeli i stabilitetit, sigurisë dhe ardhmërisë së vendit tonë.
“Prandaj, revizion i të arriturave të përbashkëta nuk na lejohet neve që jemi autorë, firmëtarë dhe zbatues të Marrëveshjes së Ohrit.
Ne duhet të prijmë me përgjegjësinë e burrështetasve, si parti shtetformuese, pa kalkulime afat-shkurtëra dhe të rrezikshme populiste e zgjedhore.
Ndërsa, atyre që nga ekranet televizive e mësuan historinë, që s’kanë asnjë kontribut në të arriturat dhe proceset kombëtare, e që asnjëherë nuk e fituan besimin e popullit, por u përzgjodhën nga tjetri për t’ia bërë hyzmetin të keqes, ju them që: Trimëria pas luftës e urtësia pas kuvendit nuk VLEN”, shtoi Ahmeti./Telegrafi/
Ahmeti: Të gjitha të arriturat në 24 vitet e kaluara i bëmë bashkë, me OBRM-PDUKM-në, LSDM-në dhe ndërkombëtarët appeared first on Telegrafi.