
Ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Angela Aggeler iu bashkua shefit të Shtabit të Armatës së RMV-së, Sashko Lafçiski, dhe zyrtarëve të tjerë nga Ministria e Mbrojtjes së RMV-së, në vizitën në Vermont, që u organizua nga Garda Kombëtare e Vermontit.
“Në shenjë të më shumë se tre dekadave të Programit të Partneritetit Shtetëror Vermont–Maqedoni e Veriut, kjo vizitë theksoi forcën e qëndrueshme të bashkëpunimit tonë ushtarak. Nga trajnime të përbashkëta dhe iniciativa të mbrojtjes, deri te koordinimi i përgjigjes ndaj fatkeqësive, partneriteti ynë vazhdon të zhvillohet dhe të forcohet.
Delegacioni u takua me përfaqësues ushtarakë dhe shtetërorë, si dhe me zyrtarë të menaxhimit të emergjencave, duke eksploruar mënyra inovative për thellimin e bashkëpunimit — përfshirë edhe programin “Sister Lakes” që lidh Liqenin e Ohrit me Liqenin Champlain. Së bashku, po i bëjmë komunitetet tona më të forta”, thuhet në kumtesën e Ambasadës.
Aggeler: Vizita e URMV-së në Vermont tregon forcën e qëndrueshme të bashkëpunimit tonë ushtarak appeared first on Telegrafi.