minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Aggeler: Presionet mbi gjyqësorin në Maqedoninë e Veriut duhet të ndalojnë - Shqiperia.info

Presionet mbi gjyqësorin në Maqedoninë e Veriut duhet të ndalojnë. Gjyqtarët duhet të jenë të lirë që të mund të ushtrojnë drejtësi. Qytetarët e këtij vendi kanë nevojë për këtë, tha ambasadorja e SHBA-ve në vend Angela Aggeler.

Ajo theksoi rëndësinë përgjegjësisë të pazëvendësueshme të Gjykatës Kushtetuese në gjashtë dekadat e kaluara, përfshirë edhe të drejtën e shprehjes.

“Në SHBA edhe në Maqedoninë e Veriut kjo gjykat është thelbësore që të mundësohet shoqëri transparencë dhe e drejtë.

Të gjitha duhet ta respektojnë pavarësinë e gjykatave të cilët duhet të jenë të verbër ndaj ndikimeve politike dhe opinionit publik dhe të udhëhiqen nga parimet e parashikuara në kushtetutat tona.

Gjatë gjashtë dekadave të fundit, shtoi ajo, përmes opinioneve, interpretimeve dhe ndryshimeve të ndryshme ligjore, Gjykata Kushtetuese ka vazhduar mandatin e saj për të mbrojtur të drejtat e të gjithë qytetarëve në këtë vend dhe ka premtuar mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në këto përpjekje.

Aggeler: Presionet mbi gjyqësorin në Maqedoninë e Veriut duhet të ndalojnë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version