Në kohë të mungesës së shtuar të kuadrit, gastronomët e Strugës kanë në dispozicion 45 kuzhinierë të ri, të cilët kanë kaluar trajnim tre-mujor teorik dhe praktik, duke u pajisur me certifikatë të vlefshme, që do t’u ndihmojë në kërkimin e mëtejshëm për punë.
Një pjesë prej tyre tashmë janë punësuar ose kanë marrë ofertë për punë. Ata do të punojnë si kuzhinierë kryesorë ose ndihmës.
“Pra më kanë bërë veçanërisht përshtypje gratë që tashmë i kanë përmbushur detyrimet e tyre jetësore, i kanë rritur fëmijët, ndërsa ndërkohë kanë mbetur ambicioze dhe nuk kanë shumë kualifikime formale. Kjo dëshirë e tyre për punë më ka lënë vërtet përshtypje të fortë. Ndoshta kjo është edhe një mundësi që duhet ta shqyrtojnë edhe vetë restorantet dhe hotelet, sepse motivimi i tyre është shumë i madh”, deklaroi Edi Kela, Alternative Learning Programs.
“Kërkesa është shumë e madhe — nuk arrijnë t’i plotësojnë kapacitetet për punësimin e kuzhinierëve. Prandaj, në këtë rast mund të ndihmojmë edhe në përmirësimin e kushteve të punës dhe të kontribuojmë në uljen e mungesës së fuqisë punëtore”, tha Ajhan Hani Xhila – profesoreshë e gastronomisë dhe turizmit.
Për disa nga kandidatët kjo është një mundësi për punë shtesë, veçanërisht gjatë muajve të verës. Disa planifikojnë të shkojnë për punë jashtë vendit.
“Kjo certifikatë mendoj se vlen edhe jashtë vendit, pra duhet të vlejë edhe jashtë shtetit, dhe me të planifikoj të aplikoj për punë jashtë vendit”, theksoi Enver Xhila, pjesëmarrës në trajnim.Bëhet fjalë për një trajnim të verifikuar nga Qendra për Arsimin e të Rriturve. Kjo është pjesë e masës 3.2, të cilën Agjencia për Punësim e zbaton për profesione të kërkuara në tregun e punës. /Alsat.mk.

