minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Afrim Gashi takoi drejtorin e IRI-t Xhon Fluarti: Përforcojmë edhe më tutje bashkëpunimin për pushtetin legjislativ - Shqiperia.info

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dhe sekretarja e përgjithshme, Marina Dimovska sot realizuan takim me drejtorin e Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), Xhon Fluarti. Në takim u shkëmbyen mendime për bashkëpunimin e deritanishëm midis Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe IRI-së, si dhe për mundësitë për avancimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në periudhën e ardhshme dhe në segmente të tjera.

Siç informon shërbimi për informim i Kuvendit, është shprehur vullneti i mirë për logjistikën e mëtejshme për forcimin e kapaciteteve të pushtetit legjislativ në fushën e legjislacionit, shërbimit profesional, transparencës dhe pavarësisë.

Bashkëbiseduesit konkretisht iu referuan mundësive për forcimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit, si dhe transparencës së tij ndaj publikut.

Kryetari Gashi e theksoi vizionin e tij për transparecën e plotë të Kuvendit, si në planin hapësinor, ashtu edhe institucional, në interes të qytetarëve, si bartës të sovranitetit.

Gjithashtu, u shkëmbyen mendime për sfidat me të cilat përballet Kuvendi në lidhje me hapat për përmbushjen e qëllimit strategjik të vendit për integrimin në Bashkimin Evropian.

Afrim Gashi takoi drejtorin e IRI-t Xhon Fluarti: Përforcojmë edhe më tutje bashkëpunimin për pushtetin legjislativ appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version