Gjatë ditës së djeshme, 83-vjeçarja nga Shkupi denoncoi në polici se është mashtruar nga një person që ishte paraqitur si punonjës policie.
Sipas saj, iu morën 17,300 euro. Policia po merret me zbardhjen e rastit
“Më 23.05.2025, në orën 18:30 në Stacionin Policor Bit Pazar, një grua 83-vjeçare nga Shkupi ka raportuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 17,300 eurosh.
Sipas raportit, personi e ka kontaktuar në telefon duke u paraqitur falsisht si punonjës policie dhe e ka informuar se mbesa e saj kishte shkaktuar një aksident rrugor ku ishte përplasur një fëmijë migrant që kishte vdekur.
Sipas denoncimit, ajo ka tërhequr paratë nga banka dhe i ka lënë në vendin e caktuar, ndërsa më vonë ka kuptuar se ishte mashtruar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në raportin e policisë.
83 vjeçares nga Shkupi iu morën mbi 17 mijë euro, u mashtrua nga një person që u paraqit si polic appeared first on Telegrafi.