Një incident është regjistruar në Qendrën Klinike të Tetovës, ku një punonjëse shëndetësore ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga kolegu i saj gjatë kryerjes së detyrës.
Sipas SPB Tetovë, më 29 maj 2026 në ora 17:20, 40-vjeçarja L.M. nga Tetova ka denoncuar veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës nga sfera e shëndetësisë”.
Ajo ka deklaruar se rreth orës 15:00, pas një debati verbal, kolegu i saj K.K. (67) nga Tetova e ka sulmuar fizikisht.
Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe në ora 18:00 personi është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin Policor.
Pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngritet parashtresa përkatëse.
