minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
40 ditë nga tragjedia në Koçan, Plenumi Studentor sot organizon marsh përkujtimor për 62 viktimat - Shqiperia.info

Lëvizja e Plenumit Studentor njoftoi në Instagram se sot në orën 17:00 do të ketë një tubim paqësor në pllatonë e USHKM-së, dhe më pas të pranishmit do të marshojnë nëpër Urën Goce Delçev deri në Gjykatën Penale, ku do të mbajnë 62 minuta heshtje në kujtim të atyre që vdiqën në tragjedinë e Koçanit.

Ngjarja u njoftua në llogarinë e tyre në Instagram.

“Të shtunën, mbushen 40 ditë që nga krimi në Koçan. Zjarri dhe tymi helmues në Puls morën një brez të tërë të rinjsh nga një qytet. Pranvera mbërriti atje e mbështjellë me të zeza. Ju ftojmë të premten, më 25 prill 2025, në një tubim paqësor përmes të cilit do t’u shprehim respektin e duhur bashkëmoshatarëve tanë që nuk janë më me ne dhe do t’i mbështesim familjet e tyre”, thuhet në njoftim.

40 ditë nga tragjedia në Koçan, Plenumi Studentor sot organizon marsh përkujtimor për 62 viktimat appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version