
Në gjithë territorin e shtetit, dje policia ka arrestuar 13 shoferë.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, katër shoferë (nga Shkupi, Shën Nikolla, Radovishi dhe Bogdanci) kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. Gjashtë shoferë (nga Shkupi, Maqedonski Brodi, Gostivari dhe Struga) kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, ndërsa dy shoferë nga Kërçova kanë drejtuar automjetin edhe pse kanë pasur ndalim aktiv për drejtim.
Një shofer nga Shkupi ka drejtuar një motoçikletë pa patentë, e që gjithashtu ka qenë pa regjistrim.
“Në dy raste, shoferët nën ndikimin e alkoolit kanë shkaktuar aksidente trafiku. Një person nga Shën Nikolla, tek i cili është konstatuar 1.96 promil alkool në gjak, është përplasur në një mur betoni, ndërsa një shofer nga Bogdanci, me 1.99 promil alkool, ka dalë nga rruga. Në një rast në Shkup është ndaluar një automjet që drejtohej pa patentë shoferi, dhe është konstatuar se bëhej fjalë për një taksi që kryente transport të pasagjerëve. Gjithsej janë sekuestruar gjashtë automjete. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngriten padi përkatëse kundër personave të përfshirë”, thonë nga MPB.





