Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot iu drejtua seancës mbikëqyrëse të Komisionit për Mundësi të Barabarta në Kuvend, ku theksoi se roli i sistemi shëndetësor është thelbësor, si në zbulimin e hershëm, ashtu edhe në sigurimin e mbështetjes së duhur për viktimat e dhunës në familje.

“Ministria e Shëndetësisë po vendos një qasje sistematike, me masa dhe aktivitete të përcaktuara qartë. Është në përgatitje një program për forcimin e sistemit shëndetësor për vitin 2027, me buxhet të paraparë prej dy milionë denarësh, i cili do të përfshijë parandalimin, shërbimet falas për viktimat, fushata për rritjen e ndërgjegjësimit dhe trajnime për punonjësit shëndetësorë. Paralelisht, po punohet edhe në integrimin e qendrave për dhunë seksuale në sistematizimin e institucioneve shëndetësore, me çka këto shërbime bëhen pjesë e përhershme e sistemit. Veçanërisht e rëndësishme është lidhja e këtyre qendrave me sistemin elektronik “e-shëndetësi”, që do të mundësojë evidentimin sistematik të rasteve dhe hartimin e politikave mbi bazën e të dhënave reale. Këto iniciativa janë një hap i rëndësishëm drejt një sistemi të integruar dhe efikas”, theksoi ministri Aliu.

Ai theksoi se në aspektin e kornizës ligjore po bëhen hapa të rëndësishëm, si përfshirja e dhunës si bazë në Ligjin për Mbrojtje Shëndetësore, si dhe rivendosja e regjistrit për dhunë brenda sistemit shëndetësor.

Njëkohësisht, ai shprehu mirënjohje ndaj Komitetit për Amësi të Sigurt, i cili tashmë ka iniciuar risi konkrete në funksionimin e qendrave për mbështetjen e viktimave të dhunës në familje.

Share.
Exit mobile version