minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Numërohen 90% e votave, VMRO-DPMNE fiton shumicën e komunave - Shqiperia.info

Janë numëruar rreth 90% të votave nga raudni i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, ku sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, VMRO–DPMNE ka dalë fituese në shumicën e komunave.

Në anën tjetër, LSDM, ka arritur të fitojë vetëm në 4 komuna, koalicioni VLEN, që përfaqëson shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, ka arritur gjithashtu të sigurojë 4 komuna, duke ruajtur ndikimin e vet politik në zonat me shumicë shqiptare.

Ndërkaq, AKI, Unioni i Romëve dhe ZNAM kanë fituar secili nga një komunë, ndërsa Mendi Qyra, ka arritur të sigurojë një fitore të rëndësishme në komunën ku garoi.

VMRO – DPMNE: 20 komuna

LSDM: 4 komuna

VLEN: 4 komuna

AKI: 1 komunë

Unioni i Romëve: 1 komunë

ZNAM: 1 komunë

Mendi Qyra (kandidat i pavarur): 1 komunë

Share.
Exit mobile version