
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vucic po përballet me padi ligjore lidhur me vrasjet e boshnjakëve civilë në rethimin e Sarajevës në fillimin dhe mesin e viteve 90.
Padia është bërë nga gazetari investigativ kroat Domagoj Margetić në prokurorinë e Milanos në Itali, e cila ka nisur tashmë një hetim për atë që quhet Gjuetia e Sarajevës ku shtetas të huaj paguanin shuma të mëdha parash për të ushtruar hobin si snajper mbi civilët boshnjak.
Margetić ka postuar prova në mediat sociale se Vučić, atëherë një vullnetar i ri, ishte i pranishëm në një nga postet ushtarake në Sarajevë nga e cila, sipas dëshmitarëve, snajperistët e huaj dhe njësi ultranacionaliste serbe qëllonin dhe vrisnin boshnjakët e rrethuar në Sarajevë.
Në pamje të tjera nga viti 1993 shfaqet Vuçiç duke mbajtur një pushkë e duke u përpjekur ti shmanget kamerës.
Më herët Vucic ka mohuar kategorikisht të ketë qëlluar ndonjëherë mbi Sarajevën e rrethuar ndërsa nuk ka reaguar mbi akuzat e fundit.
Prokuroria italiane ka nisur hetimet për të identifikuar shtetasit italianë që mund të kenë marrë pjesë në këtë gjuheti njerëzish ndërsa ka zgjeruar edhe më tej hetimet pas padive të gazetarit dhe ish kryetares së bashkisë Sarajevës.
Në masakrën ku vdiqën më shumë se 10 mijë njerëz dyshohet se morën pjesë edhe snajperë të tjera nga Franca britania gjermania dhe vende të tjera perëndimore.
“Turistët e luftës” dyshohet se u lejuan të qëllonin mbi civilët nga milicitë serbe të Bosnjës nën komandën e Radovan Karaxhiç./vizionplus.tv









