minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Vrasja e shqiptarit në Malin e Zi, arrestohet një person - Shqiperia.info

Një shqiptar pjesëtar i një grupi të organizuar kriminal ka mbetur i vrarë mëngjesin e sotëm nga të shtënat në Tivar.

Sipas “Vijesti”, ka mbetur i vrarë Edmond Mustafa. Lidhur me vrasjen policia ka arrestuar një person dhe po hetohet nëse ai ka lidhje me vrasjen.

Dyshohet se identiteti i autorit është i njohur edhe për inspektorët. Sipas informacioneve të “Vijesti”, bëhet fjalë për Baranin, i cili i përket degës lokale të grupit të organizuar kriminal të klanit Škaljari.

Dëshmitarët okularë nga restorantet në rrugën Maršala Tita thanë se dëgjuan disa të shtëna dhe se një grua ishte me viktimën.
Dëshmitarët thanë se sulmuesi është arratisur me motoçikletë, ndërsa viktima është transportuar me autoambulancë. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version