minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
VMRO fiton zgjedhjet lokale, humb thellë LSDM , VLEN merr 9 komuna shqiptare ndërsa BDI 4 - Shqiperia.info

Qytetarët në Maqedoninë e Veriut votuan më 2 nëntor në rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune në 33 komuna, përfshirë kryeqytetin Shkup.

Sipas rezultateve të publikuaara nga KQZ, partia në pushtet ka shënuar fitore bindëse në 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit, 12 komuna më shumë se në zgjedhjet lokale paraardhëse.

Opozita maqedonase LSDM ka shënuar rënie të thellë duke fituar vetëm 6 komuna dhe duke humbur 10 të tjera që I kishte nga zgjedhjet e kaluara.

Sa I takon partive shqiptare, rezultati është përmbysur në këto zgjedhje me koalicionin shqiptar bashkëqeverisës VLEN që ka fituar në 9 komuna dhe koalicionin e AKI të drejtuar nga Bashkimi Demokratik për integrim me katër komuna.

Rezultati ka ardhur si pasojë e bashkëpunimit të ngushte mes koalicionit VLEN me partinë në pushtet VMRO DPMNE për kandidatët e njëra tjetrës, qofshin ata shqiptar apo maqedonas.

Një rezultat historik sa I takon partive shqiptare, është fitorja për herë të parë e komunës së Çashkës nga një kandidat shqiptar.

Suat Shaqiri, kandidat nga Aleanca Kombëtare për Integrim ka fituar që në raundin e parë me 50.71% të votive.

/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version