minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Vendoste letra ngjitëse me përmbajtje nacionaliste, arrestohet i mituri në Mitrovicën e Veriut - Shqiperia.info

Një i mitur është arrestuar në Mitrovicë të Veriut – dhe më pas është liruar – pasi sipas Policisë së Kosovës, ai u kap në flagrancë duke vendosur letra ngjitëse me përmbajtje nacionaliste.

“Gjatë kontrollit te i dyshuari janë gjetur 83 stikera [letra ngjitëse]”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Letrat ngjitëse janë të tifozëve, Delije, të ekipit serb të futbollit, Cërverna Zvezda (Ylli i Kuq).

Autoritetet e sigurisë thanë po ashtu se për këtë rast u arrestuan edhe katër të mitur të tjerë, në shtëpitë e të cilëve u gjetën dhe u sekuestruan “dëshmi që ndërlidhen me rastin”.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, u tha në njoftim.

Gjetja e këtyre letrave ngjitëse në Mitrovicë të Veriut, vjen pasi më 30 qershor në katër komunat në veri – të banuara me shumicë serbe – u shfaqën pamflete me fotografinë e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shoqëruar me mesazhin “komandant suprem, po të presim”.

Për shfaqjen e këtyre pamfleteve është hapur një rast për “nxitje të urrejtjes”, teksa Policia e Kosovës i ka thënë më herët Radios Evropa e Lirë se ende nuk dihet se kush qëndron pas këtij rasti./rel

Share.
Exit mobile version