minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Tronditëse në Serbi! Babai abuzonte seksualisht prej 7 vitesh me vajzën e tij të mitur, filmimet i postonte në rrjetet sociale - Shqiperia.info

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur Serbinë. Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka dyshime të forta se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij, që kur kjo e fundit ka qenë 6 vjeçe. Aktualisht vajza është 13 vjeç, që do të thotë se janë plot 7 vite që babai ka abuzuar me vajzën e tij të mitur.

Dukë marrë shkas nga historiku penal i këtij personi, si i dënuar më parë për pedofili, pjesëtarët e Sektorit të krimit të teknologjisë së lartë në Beograd kanë vazhduar të mbajnë nën vëzhgim 45-vjeçarin. Ç’ka e bën edhe më tragjik rastin janë dyshimet se i arrestuari i incizonte veprimet e tij me të bijën minorene teksa abuzonte me të seksualisht dhe ato pamje ua dërgonte të tjerëve në rrjetet sociale. Sipas mediave, 45-vjeçari është nga Novi Pazari.

Policia nuk ka dhënë më shumë detaje nga ngjarja e rëndë, duke mos hedhur dritë për nënën e vajzës, nëse ata ishin bashkë apo jo dhe nëse ajo ka qenë në dijeni të këtyre veprimeve. Në rrjetin e tij social, babai postonte shumë shpesh foto me vajzën, por e paimagjinueshmja as nuk mendohej dhe as nuk i shkonte ndërmend askujt./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version