minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Stuhia e dëborës godet Ballkanin, po afrohet me shpejtësi drejt Shqipërisë! Zonat që pritet të “zbardhen” - Shqiperia.info

Disa shtete të Ballkanit janë përfshirë nga stuhitë e dëborës gjatë ditës së sotme. Serbia dhe Kroacia janë goditur nga moti i keq, ku dëbora ka “pushtuar” pjesën më të madhe të vendit.

Meteorologët parashgikojnë borë deri në 50 centimetra në zonat malore në Serbi, ndërkohë që edhe Beogradi është mbuluar nga dëbora.

Ndërkohë që në Kroaci situata është edhe më e rëndë,ku për shkak të reshjeve të dëborës ka patur probleme me lëvizjen në rrugë.

Parashikohet që përgjatë ditës së shtunë edhe Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut të përfshihet nga moti i keq, dhe pritet që temperaturat të zbresin disa gradë nën zero.

Parashikohet që përgjatë ditës së shtunë pjesa verilindore dhe juglindore e vendit të zbardhet nga dëbora, ku pritet të ketë reshje me intensitet të lartë.

Gjthashtu pritet që në pjesën tjetër të territorit të ketë stuhi shiu dhe breshër.

/Vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version