Ka shkuar në pesë numri i viktimave nga zjarri në fabrikën e njohur të biskotave “Violanta” në Trikala të Greqisë Qendrore.

Mediat greke kanë publikuar fotot e viktimave. E para është identifikuar si 42-vjeçarja Vasiliki Skampardoni nga Gardiki i Trikalës, nënë e dy fëmijëve dhe e njohur në komunitetin lokal.

Mes viktimave janë edhe 45-vjeçarja Elena Katsarou nga fshati Glinos dhe Stavroula Boukovala nga Karditsa. Sipas informacioneve, të gjitha viktimat ishin nëna të fëmijëve të mitur.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 4:00 të mëngjesit në bodrumin e godinës qendrore të fabrikës, duke shkaktuar një zjarr të madh që përfshiu një pjesë të objektit. Punëtoret u gjetën në bodrum, shumë pranë njëra-tjetrës.

Deri tani janë nxjerrë nga rrënojat katër trupa, ndërsa ka raportime edhe për një viktimë të pestë. Trupat janë dërguar në morgun e Spitalit të Përgjithshëm të Larisës, ku familjarët po japin mostra ADN-je për identifikimin zyrtar.

/vizionplus.tv 

Share.
Exit mobile version