Close Menu
    What's Hot
    Siljanovska-Davkova: Nuk duhet të presim dekada për BE-në

    Siljanovska-Davkova: Nuk duhet të presim dekada për BE-në

    09/04/2026
    Mucunski: Integrimi në BE po sfidohet nga çështje dypalëshe

    Mucunski: Integrimi në BE po sfidohet nga çështje dypalëshe

    09/04/2026
    Shaqiri: Parashtrova në Kuvend një kërkesë edhe në gjuhën shqipe, dokumentin as nuk e vulosën

    Shaqiri: Parashtrova në Kuvend një kërkesë edhe në gjuhën shqipe, dokumentin as nuk e vulosën

    09/04/2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      “Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

      “Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

      09/04/2026
      Ishte ndërtuar nga banorët si depo uji, IKMT nga Tirana në Vlorë për të shembur objektin

      Ishte ndërtuar nga banorët si depo uji, IKMT nga Tirana në Vlorë për të shembur objektin

      09/04/2026
      Rritja progresive e pagave për Policinë e Shtetit, Lamallari takim me studentë dhe kursantë të Akademisë së Sigurisë: Gjenerata juaj hyn në një sistem që po ndryshon

      Rritja progresive e pagave për Policinë e Shtetit, Lamallari takim me studentë dhe kursantë të Akademisë së Sigurisë: Gjenerata juaj hyn në një sistem që po ndryshon

      09/04/2026
      Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit, Karakaçi inspekton punimet

      Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit, Karakaçi inspekton punimet

      09/04/2026
      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      09/04/2026
      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      28/01/2026
      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      27/01/2026
      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      27/01/2026
      Siljanovska-Davkova: Nuk duhet të presim dekada për BE-në

      Siljanovska-Davkova: Nuk duhet të presim dekada për BE-në

      09/04/2026
      Mucunski: Integrimi në BE po sfidohet nga çështje dypalëshe

      Mucunski: Integrimi në BE po sfidohet nga çështje dypalëshe

      09/04/2026
      Shaqiri: Parashtrova në Kuvend një kërkesë edhe në gjuhën shqipe, dokumentin as nuk e vulosën

      Shaqiri: Parashtrova në Kuvend një kërkesë edhe në gjuhën shqipe, dokumentin as nuk e vulosën

      09/04/2026
      Tripunovski: Po vijon blerja e lakrës nga kultivuesit vendor, bujqin janë të kënaqur me çmimin

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      Vuani nga kapsllëku? Këto fruta natyrale mund të bëjnë “mrekullinë” që ju duhet!

      Vuani nga kapsllëku? Këto fruta natyrale mund të bëjnë “mrekullinë” që ju duhet!

      09/04/2026
      Çfarë i ndodh trupit të një gruaje kur është shtatzënë, flasin ekspertët

      Çfarë i ndodh trupit të një gruaje kur është shtatzënë, flasin ekspertët

      09/04/2026
      Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë thonë mjekët

      Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë thonë mjekët

      09/04/2026
      “Do arrini të rrisni të ardhurat”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

      “Do arrini të rrisni të ardhurat”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

      09/04/2026
      3 shenjat e zodiakut që i pret një kthesë e mirë në jetën e tyre

      3 shenjat e zodiakut që i pret një kthesë e mirë në jetën e tyre

      08/04/2026
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Kosova»Serbi, në seancën e parë parlamentare priten protesta
    Kosova

    Serbi, në seancën e parë parlamentare priten protesta

    06/02/20245 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Serbi, në seancën e parë parlamentare priten protesta
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Serbi, në seancën e parë parlamentare priten protesta

    jala është për votues, të cilët sipas akuzave, kanë qenë të regjistruar në adresa fiktive në qytete të ndryshme në Serbi për të votuar Partinë Progresive Serbe në vendet ku në fakt favorizohej opozita.

    Në Beograd janë dokumentuar sipas ankesës në Gjykatën Kushtetuese rreth 3000 incidente të tilla. Dhe kjo është vetëm maja e ajsbergut. “Edhe pa këtë zhvendosje të votuesve zgjedhjet në Serbi nuk kanë qenë të drejta dhe demokratike”, thotë politologu Dushan Spasojeviç për DW.

    “Zgjedhjet më të pastra”

    Aleksandar Vuçiç qeveris prej dymbëdhjetë vitesh me dorë të hekurt, duke kontrolluar drejtësinë dhe mediat kryesore. Para zgjedhjeve ai shpërndau me bujari dhurata në para për pensionistët, studentët dhe nënat e reja. Përveç kësaj partia e tij ndan vende pune në sektorin publik sipas teserës të partisë, dhe siguron kështu mbështetjen e përkrahësve të tij. Disa anëtarë partie me ndikim, miq të Vuçiçit, dhe njerëz të biznesit, të afërt me të, janë pasuruar kështu prej vitesh.

    Gjeopolitikisht presidenti serb luhatet vazhdimisht mes Rusisë dhe BE. Edhe me Kinën ai mban marrëdhënie të shkëlqyera dhe në televizionet serbe prezantohet si burrë i madh shteti. Kështu në zgjedhjet e dhjetorit ai mundi t’i sigurojë sërish partisë së tij shumicën absolute në parlament. Por në Beograd, në qendrën ekonomike të vendit, ku popullata urbane dhe e arsimuar më mirë është më fort kritike ndaj qeverisë, partisë së tij dhe partnerëve të saj shumëvjeçarë nga Partia Socialiste, i mungojnë edhe dy deputetë për të bërë shumicën në parlamentin e qytetit. Këto ka gjasë të vijnë nga një lëvizje e re e djathtë populiste.

    Javët e fundit në rrugë dolën mijëra vetë për të protestuar kundër manipulimit të zgjedhjeve dhe për të kërkuar zgjedhje të reja. Por Vuçiçi duket se nuk tronditet aspak nga protestat. “Ankesa e opozitës në Gjykatën Kushtetuese dhe kritika ndërkombëtare për rezultatin e zgjedhjeve, janë dirigjuar nga perëndimi, për të destabilizuar Serbinë. Zgjedhjet e fundit kanë qenë më të pastrat, që kur në Serbi kemi sistemin shumëpartiak”, deklaroi ai të premten (02.02.2024). Të gjithë në Evropë e dinë se nuk ka pasur manipulim zgjedhjesh”.

    Bojkotim i seancës së parlamentit?

    Këtë të martë (06.02.) 250 deputetë mblidhen në seancën e parë parlamentare. Forca më e fuqishme opozitare, aleanca e gjerë proeuropiane “Serbia kundër Dhunës”, që mbledh parti nga spektri i majtë dhe i gjelbër si dhe ai konservator dhe që ka më shumë se 65 mandate, bëri të ditur se dëshiron ta shfrytëzojë seancën e parë për protesta. Kritika e saj është se Partia Progresive në pushtet e ka thirrur seancën, përpara se Parlamenti Evropian të diskutojë sërish të enjtën (08.02.) për rezultatin e zgjedhjeve në Serbi.

    Edhe raporti i misionit vëzhgues të OSBE-së pritet me padurim. Në deklaratat e para të vëzhguesve të zgjedhjeve u vunë disa herë në pah raste manipulimi, blerjeje të votave dhe dominimit mediatik të zgjedhjeve nga Vuçiçi, gjë kjo e pakapërcyeshme për opozitën.

    Prandaj Partia Demokratike, ish-aleate në qeverisje, e cila bën pjesë në aleancën Serbia kundër Dhunës, dëshiron ta bojkotojë tërësisht seancën parlamentare.

    “Prej javësh u bëjmë thirrje qytetarëve për protesta, kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese t’i anulojë zgjedhjet dhe nga BE të mos i pranojë rezultatet dhe që të na mbështesë për të organizuar zgjedhje të reja, të lira dhe të ndershme”, thotë për DW, Zoran Lutovac, kryetar i Partisë Demokratike. “Pjesëmarrja në seancën e parë parlamentare do të dërgonte një mesazh të keq për të gjithë”.

    Kritikë edhe nga Gjermania

    Që nga votimet në dhjetor disa vëzhgues zgjedhorë si dhe disa anëtarë të Parlamentit Evropian dhe të Bundestagut gjerman kanë bërë thirrje për një hetim të pavarur.

    Tre zëdhënës për politikën evropiane të partive pjesëmarrëse në koalicionin qeverisës në Gjermani shprehën kritika të ashpra. Sidomos zgjedhjet për parlamentin e qytetit në Beograd janë manipuluar, aty ku opozita pro-evropiane kishte shanse reale për të fituar. “Ne dyshojmë, që rezultati korrespondon me vullnetin e vërtetë të votuesve”, shkruanin Christian Petry (SPD), Chantal Kopf (Të Gjelbrit) dhe Thomas Hacker (FDP) në mesin e janarit.

    Por Partia Progresive Serbe, SNS, ndoshta mund të presë mbështetjen, ose të paktën disa kritika më të moderuara nga radhët e familjes më të madhe partiake të Evropës, Partisë Popullore Evropiane. Sepse SNS është atje prej vitesh anëtare e asociuar. Mundësia që Parlamenti i BE mund të miratojë një rezolutë të ashpër të enjten nuk e shqetëson deputetin e SNS, Vladimir Gjukanoviç. “Të gjithë janë të mirëpritur të diskutojnë zgjedhjet tona, por populli foli në dhjetor dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, thotë ai për DW.

    Sipas tij protestat e opozitës janë vetëm një justifikim për humbjen e re në zgjedhje” “Në këtë mënyrë ata shmangin nevojën për t’u shpjeguar votuesve të tyre, pse kanë bërë paraprakisht premtime krejtësisht joreale për fitore”, thotë Gjukanoviç.

    Vuçiçi shihet si “stabilokrat”

    Për politologun Dushan Spasojeviç nuk është çudi, që SNS dëshiron t’i kthehet normalitetit. “Kështu reagojnë ata prej vitesh ndaj çdo kërkese të opozitës apo ndaj protestave në rrugë. Deri tani injorimi ka funksionuar mirë”.

    Megjithëse presioni nga BE-ja mund të rritej, askush nuk pret që Brukseli apo Berlini të refuzojnë zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve. Si i ashtuquajtur “stabilokrat” Vuçiç vazhdon të nevojitet në Ballkanin Perëndimor, dëgjohet shpesh të thuhet pas dyerve të mbyllura në qarqet diplomatike të BE-së.

    BE-ja dëshiron të vazhdojë të punojë për afrimin mes Kosovës dhe Serbisë. Shumë në Bruksel e shohin ende Vuçiçin si faktor stabiliteti. Sepse në mes të krizës politike në vend ai aprovoi së fundmi rregulloren që automjetet me targa kosovare të mund të lëvizin tani lirshëm nëpër Serbi.

    Shumë e shohin këtë si një lëshim. Dhe megjithë kritikën nga brenda dhe jashtë vendit Partia Progresive e Vuçiçit shpreson se me shumicën komode mund të vazhdojë të qeverisë në Beograd pa u trazuar./DW/

    Lexo edhe:

    1. Ministri i Jashtëm serb kritikon deklaratën e Cameron: Nuk tha asnjë fjalë për të ashtuquajturën Kosovë…
    2. Tronditëse! Babai abuzonte seksualisht prej 7 vitesh me vajzën e tij të mitur, filmimet i postonte në rrjetet sociale
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    U shpall “non grata” nga SHBA, reagon ish-zv. kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut

    09/12/20241 Min Read

    EMRI/ DASH emëron pasuesin e Gabriel Escobar, kush është Zëvendës Ndihmës Sekretari i ri për Ballkanin Perëndimor

    22/07/20242 Mins Read
    Debate në Asamblenë Parlamentare për pranimin e Kosovës në KiE, Bakoyannis: Jemi pro anëtarësimit

    Debate në Asamblenë Parlamentare për pranimin e Kosovës në KiE, Bakoyannis: Jemi pro anëtarësimit

    16/04/20242 Mins Read
    Qeveria zgjat deri në 2027 angazhimin e forcave të armatosura shqiptare në KFOR

    Qeveria zgjat deri në 2027 angazhimin e forcave të armatosura shqiptare në KFOR

    20/03/20242 Mins Read
    “Mësova të vërtetën, nuk e përballoj dot”, letra tronditëse e babait grek që vrau veten pas abuzimit të vajzës 14-vjeçare

    “Mësova të vërtetën, nuk e përballoj dot”, letra tronditëse e babait grek që vrau veten pas abuzimit të vajzës 14-vjeçare

    06/02/20242 Mins Read
    Top Posts
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Siljanovska-Davkova: Nuk duhet të presim dekada për BE-në Maqedonia

    Siljanovska-Davkova: Nuk duhet të presim dekada për BE-në

    09/04/20261 Min Read

    Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova në emisionin Click Plus në TV21, tha se Maqedonia…

    Mucunski: Integrimi në BE po sfidohet nga çështje dypalëshe

    Mucunski: Integrimi në BE po sfidohet nga çështje dypalëshe

    09/04/2026
    Shaqiri: Parashtrova në Kuvend një kërkesë edhe në gjuhën shqipe, dokumentin as nuk e vulosën

    Shaqiri: Parashtrova në Kuvend një kërkesë edhe në gjuhën shqipe, dokumentin as nuk e vulosën

    09/04/2026
    Tripunovski: Po vijon blerja e lakrës nga kultivuesit vendor, bujqin janë të kënaqur me çmimin

    Tripunovski: Po vijon blerja e lakrës nga kultivuesit vendor, bujqin janë të kënaqur me çmimin

    09/04/2026
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Vuani nga kapsllëku? Këto fruta natyrale mund të bëjnë “mrekullinë” që ju duhet!

    Vuani nga kapsllëku? Këto fruta natyrale mund të bëjnë “mrekullinë” që ju duhet!

    09/04/2026
    Çfarë i ndodh trupit të një gruaje kur është shtatzënë, flasin ekspertët

    Çfarë i ndodh trupit të një gruaje kur është shtatzënë, flasin ekspertët

    09/04/2026
    Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë thonë mjekët

    Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë thonë mjekët

    09/04/2026
    Me te lexuara
    Siljanovska-Davkova: Nuk duhet të presim dekada për BE-në

    Siljanovska-Davkova: Nuk duhet të presim dekada për BE-në

    09/04/2026
    Mucunski: Integrimi në BE po sfidohet nga çështje dypalëshe

    Mucunski: Integrimi në BE po sfidohet nga çështje dypalëshe

    09/04/2026
    Shaqiri: Parashtrova në Kuvend një kërkesë edhe në gjuhën shqipe, dokumentin as nuk e vulosën

    Shaqiri: Parashtrova në Kuvend një kërkesë edhe në gjuhën shqipe, dokumentin as nuk e vulosën

    09/04/2026
    © 2026 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.