Serbia shënon këtë të shtunë 1-vjetorin e aksidentit tragjik në stacionin hekurudhor ku mbetën të vdekur 16 persona.
Mijëra njerëz u mblodhën në qytetin e dytë më të madh të Serbisë, Novi Sad ku ndodhi ngjarja për të përkujtuar viktimat e shembjes fatale të çatisë, duke vendosur lule e duke ndezur qirinj përgjatë gardhit të përkohshëm pranë hyrjes së dëmtuar të stacionit.
Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në përkujtimet që filluan në stacion në orën 11:52 paradite, në të njëjtën orë kur ndodhi tragjedia. Ata gjithashtu mbajtën 16 minuta heshtje në nderim të 16 viktimave.
Incidenti i Novi Sadi ka shkaktuar përgjatë vitit protesta massive mbarëkomëbtare të udhëhequra nga studentët kundër qeverisë. Fillimisht, protestuesit kërkuan hetim transparent, por më pas thirrjet e tyre u zgjeruan në kërkesa për zgjedhje të parakohshme.
Studentë dhe qytetarë të tjerë kanë mbërritur në Novi Sad që nga e premtja, në grupë të ndryshme me makina, biçikleta apo në këmbë.
Mijëra njerëz të tjerë marshuan për 16 ditë drejt Novi Sadit nga Beogradi dhe nga Novi Pazari në nderim të viktimave.
Banorët e qytetit dolën në rrugë për të pritur marshuesit, duke fishkëllyer dhe valëvitur flamuj, shumë prej tyre të prekur emocionalisht.
Protestat e vazhdueshme bënë që kryeministri të jepte dorëheqje, të rrëzohej qeveria, por, presidenti Aleksandër Vuçiç ka qëndruar në detyrë.
Vuçiç shpesh i ka quajtur demonstruesit “puçistë të financuar nga jashtë” por së fundmi presidenti serb ka kërkuar falje për deklaratat.
Qeveria ka shpallur të shtunën ditë zie kombëtare ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë ende./vizionplus.tv

