Close Menu
    What's Hot
    LSDM: Mihajllov do të udhëheqë me “Erasmus”, e njejta ka skandal për keqpërdorim të fondeve arsimore

    LSDM: Mihajllov do të udhëheqë me “Erasmus”, e njejta ka skandal për keqpërdorim të fondeve arsimore

    12/08/2025
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e saj

    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e saj

    12/08/2025
    UEFA ndalon një stadium legjendar nga organizimi i finales

    UEFA ndalon një stadium legjendar nga organizimi i finales

    12/08/2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Arrestohet autori i zjarrit që shkatërroi sipërfaqe me pemë frutore në Kavajë

      Arrestohet autori i zjarrit që shkatërroi sipërfaqe me pemë frutore në Kavajë

      08/08/2025
      “Rilindja Urbane 2.0”, Rama publikon pamje nga lirimi i hapësirave publike në Shkodër

      “Rilindja Urbane 2.0”, Rama publikon pamje nga lirimi i hapësirave publike në Shkodër

      08/08/2025
      Moti për të premten, temperaturat deri në 39°

      Moti për të premten, temperaturat deri në 39°

      08/08/2025
      Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë

      Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë

      08/07/2025
      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      28/01/2025
      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      28/01/2025
      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      27/01/2025
      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      09/01/2025
      LSDM: Mihajllov do të udhëheqë me “Erasmus”, e njejta ka skandal për keqpërdorim të fondeve arsimore

      LSDM: Mihajllov do të udhëheqë me “Erasmus”, e njejta ka skandal për keqpërdorim të fondeve arsimore

      12/08/2025
      MEMBM publikon shpallje për kondicionerë, të drejtë aplikimi kanë amvisëritë me të ardhura të ulëta

      VLEN përkujton masakrën e Lubotenit, Fetai: Të mos e harrojmë kurrë që të mos përsëritet

      12/08/2025
      MEMBM publikon shpallje për kondicionerë, të drejtë aplikimi kanë amvisëritë me të ardhura të ulëta

      Aliu: Janë ndërmarrë të gjitha hapat për trajnimin dhe metodologjinë për licencimin e rilicencimin e stomatologëve

      12/08/2025
      LSDM: Mihajllov do të udhëheqë me “Erasmus”, e njejta ka skandal për keqpërdorim të fondeve arsimore

      LSDM: Mihajllov do të udhëheqë me “Erasmus”, e njejta ka skandal për keqpërdorim të fondeve arsimore

      12/08/2025
      Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e saj

      Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e saj

      12/08/2025
      UEFA ndalon një stadium legjendar nga organizimi i finales

      UEFA ndalon një stadium legjendar nga organizimi i finales

      12/08/2025
      MEMBM publikon shpallje për kondicionerë, të drejtë aplikimi kanë amvisëritë me të ardhura të ulëta

      MEMBM publikon shpallje për kondicionerë, të drejtë aplikimi kanë amvisëritë me të ardhura të ulëta

      12/08/2025
    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      E premtja paska surpriza, por vetëm për këto 3 shenja Horoskopi

      E premtja paska surpriza, por vetëm për këto 3 shenja Horoskopi

      08/08/2025
      Shenjat që dikush po të lexon si libër të hapur

      Shenjat që dikush po të lexon si libër të hapur

      07/08/2025
      Pse dhëmbi dhemb më shumë gjatë natës?

      Pse dhëmbi dhemb më shumë gjatë natës?

      07/08/2025
      Si t’i dalloni shenjat e plakjes

      Si t’i dalloni shenjat e plakjes

      07/08/2025
      A trashëgohen traumat ndër breza? Doktoresha: Ka studime që e vertetojnë, por mund të ndalohet

      A trashëgohen traumat ndër breza? Doktoresha: Ka studime që e vertetojnë, por mund të ndalohet

      08/07/2025
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Kosova»Pas nëntë muajsh tensione, Kurti e Vuçiç përballë njëri-tjetrit
    Kosova

    Pas nëntë muajsh tensione, Kurti e Vuçiç përballë njëri-tjetrit

    25/06/20245 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link

    Për herë të parë pas më shumë se nëntë muajsh, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të takohen më 26 qershor në Bruksel për të zhvilluar, sipas Bashkimit Evropian, një rund të ri bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve.

    Takimi i fundit mes tyre, më 14 shtator 2023, përfundoi pa ndonjë pajtim.

    Ata diskutuan për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, të arritur në shkurt të atij viti, por nuk u dakorduan për mënyrën.

    Dhjetë ditë më vonë, më 24 shtator, ndodhi sulmi në Banjskë – fshat në pjesën veriore të Kosovës.

    Grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës atje, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Në përleshjen e armatosur që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë.

    Kosova fajësoi udhëheqjen shtetërore të Serbisë për sulmin, por ajo e mohoi çdo përgjegjësi.

    Kurti tha, atëkohë, se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë nuk mund të vazhdojë, sikur nuk ka ndodhur asgjë në Banjskë.

    Duke folur për gazetën britanike, Financial Times, ai tha se “nëse nuk do të ketë dënime dhe sanksione ndaj Serbisë pas asaj që ka bërë, definitivisht nuk do të ketë dialog”.

    Thirrjet e bashkësisë ndërkombëtare për shtensionimin e situatës, si dhe normalizimin urgjent të marrëdhënieve u intensifikuan.

    Diplomatë perëndimorë zhvilluan vizita të njëpasnjëshme në Kosovë dhe në Serbi, në përpjekje për t’i kthyer palët në tryezën e negociatave.

    Në fund të tetorit, ata u paraqitën udhëheqësve të të dyja vendeve edhe një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që do të duhej të formohej në Kosovë, por ai nuk u çua përpara.

    Po atë muaj, Kurti dhe Vuçiç ishin në Bruksel, ku, në margjina të një samiti të BE-së, takuan veç e veç presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

    BE-ja i cilësoi ato takime si “mbështetje” për dialogun, por maratona e tyre përfundoi pa ndonjë përparim.

    Duke ofruar një sinjal normalizimi, në dhjetor të atij viti, Qeveria e Serbisë vendosi t’i lejonte makinat me targa të Republikës së Kosovës – RKS – të qarkullonin në territorin e saj.

    Paraprakisht, në Kosovë, makinat me targa ilegale serbe u riregjistruan me targa të Kosovës. Kosova, po ashtu, lejoi qarkullimin e lirë të makinave me targa të Serbisë – gjë që u mirëprit nga Bashkimi Evropian.

    Por, në ditët e para të këtij viti, tensionet u rritën sërish, kur Banka Qendrore e Kosovës njoftoi, më 17 janar, se nga 1 shkurti valutë e vetme për pagesat me para të gatshme në Kosovë do të jetë euroja, duke ndaluar në këtë mënyrë dinarin serb.

    Atëkohë, autoritetet e Kosovës mbyllën, po ashtu, disa komuna paralele serbe në vend.

    Kryenegociatorët e dy vendeve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, zhvilluan së paku shtatë takime për çështjen e dinarit – valutë në të cilën komuniteti serb, prej vitesh, pranoi të ardhura nga Serbia – por të gjitha të pasuksesshme.

    Për këtë çështje, edhe Kurti e Vuçiç u përballën në një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

    Situata vazhdoi të mbetet e tensionuar edhe në muajt e pranverës, kur komuniteti serb në veri të Kosovës i bojkotoi votimet për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

    Marrja e pushtetit prej tyre, në pranverë të vitit 2023, i çoi tensionet në kulm dhe Qeveria e Kosovës, nën trysninë e bashkësisë ndërkombëtare, nxori një udhëzim administrativ, në bazë të të cilit do të zëvendësoheshin ata kryetarë.

    Por, pas thirrjes së partisë kryesore serbe në Kosovë, Lista Serbe, qytetarët serbë i bojkotuan votimet që do të çonin në zgjedhje të reja.

    Serbët në veri i rezistuan edhe regjistrimit të popullsisë, të organizuar nga institucionet e Kosovës, ndërkohë që Serbia u angazhua në fushatë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

    Kosova nuk u fut në agjendën e kësaj organizate në maj, kur do të vendosej për anëtarësimin e saj, pasi refuzoi të merrte hapa në drejtim të formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ashtu siç i kërkuan diplomatët perëndimorë.

    Ndërkohë që pritet takimi i radhës Kurti-Vuçiç, një tjetër çështje që e mban në teh situatën, është ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, e cila ndan këtë qytet në jugun me shqiptarë dhe veriun me serbë.

    Duke qenë prej vitesh vend i tensioneve, hapja e saj për qarkullim u aktualizua javëve të fundit nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut, por rriti shqetësimet e komunitetit ndërkombëtar për sigurinë.

    Qeveria e Kosovës i tha Radios Evropa e Lirë se në fokus të takimit të 26 qershorit në Burksel “do të jetë zbatimi i Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve, Aneksi për zbatimin e saj dhe rruga përpara”.

    Nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve nga viti 2011, por shumë nga dhjetëra marrëveshjet e arritura mbeten pa u zbatuar.

    Kosova e konsideron Serbinë kërcënim për sigurinë e saj, Serbia e sheh si të tillë Qeverinë e Kosovës për serbët në Kosovë.

    BE-ja ua ka kushtëzuar të dyja vendeve përparimin drejt anëtarësimit në këtë bllok me normalizimin e marrëdhënieve.

    Ndaj Kosovës, BE-ja mban në fuqi edhe disa masa ndëshkuese, të cilat u ndërmorën pas përshkallëzimit të tensioneve në veri, në vitin 2023, por, javën e kaluar, paralajmëroi se ato do të hiqen “pjesërisht dhe gradualisht”.

    Në gati tre vjetët e kaluar, Kurti dhe Vuçiç zhvilluan gjithsej tetë takime, por të gjitha përfunduan pa ndonjë marrëveshje të nënshkruar.

    Sytë e opinionit në të dyja vendet do të jenë të mërkurën në Bruksel për të parë se si do të përfundojë i nënti.

    Ai vjen pas vizitave që i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, zhvilloi javën e kaluar në Prishtinë e në Beograd.

    A ka diçka që ndodhi në prapaskenë në lidhje me sulmin në Banjskë, që i parapriu këtij takimi? Nuk dihet. Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, që e mori përgjegjësinë për sulmin, mbetet ende i lirë dhe sanksione kundër Serbisë nuk u ndërmorën./REL/

    Lexo edhe:

    1. Cameron para deputetëve britanikë: Terroristët serbë do të sulmonin Kosovën, ishin të pajisur me armë të rënda
    2. Më 19 mars raundi i ri i dialogut mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    KFOR dhe Lista Serbe bisedojnë për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë

    KFOR dhe Lista Serbe bisedojnë për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë

    31/08/20243 Mins Read
    Operacion kundër shpërndarësve të drogës në Itali, mes 5 të arrestuarve edhe një shqiptar, sekuestrohen mbi 30 mijë euro

    Operacion kundër shpërndarësve të drogës në Itali, mes 5 të arrestuarve edhe një shqiptar, sekuestrohen mbi 30 mijë euro

    12/07/20241 Min Read
    Zgjidhet Qeveria e re e Serbisë

    Zgjidhet Qeveria e re e Serbisë

    02/05/20243 Mins Read
    E qëlluan me plumb në kokë, ndërron jetë në spital emigranti në Greqi

    E qëlluan me plumb në kokë, ndërron jetë në spital emigranti në Greqi

    09/03/20241 Min Read
    Rrahja e politikanit serb, reagon Prishtina zyrtare: U dhunua se pranoi të vërtetën e Kosovës

    Rrahja e politikanit serb, reagon Prishtina zyrtare: U dhunua se pranoi të vërtetën e Kosovës

    05/01/20241 Min Read
    Top Posts
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e saj

    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e saj

    12/08/2025
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    LSDM: Mihajllov do të udhëheqë me “Erasmus”, e njejta ka skandal për keqpërdorim të fondeve arsimore Maqedonia

    LSDM: Mihajllov do të udhëheqë me “Erasmus”, e njejta ka skandal për keqpërdorim të fondeve arsimore

    12/08/20252 Mins Read

    Opozitarja LSDM e ka quajtur emërimin e ushtrueses së detyrës drejtore e re e Agjencisë…

    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e saj

    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e saj

    12/08/2025
    UEFA ndalon një stadium legjendar nga organizimi i finales

    UEFA ndalon një stadium legjendar nga organizimi i finales

    12/08/2025
    MEMBM publikon shpallje për kondicionerë, të drejtë aplikimi kanë amvisëritë me të ardhura të ulëta

    MEMBM publikon shpallje për kondicionerë, të drejtë aplikimi kanë amvisëritë me të ardhura të ulëta

    12/08/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e saj

    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e saj

    12/08/2025
    Roberti publikon foto të dy vajzave të tij bashkë

    Roberti publikon foto të dy vajzave të tij bashkë

    12/08/2025
    Dua Lipa nis festimet për ditëlindje 10 ditë më herët, publikon foto të nxehta me të fejuarin

    Dua Lipa nis festimet për ditëlindje 10 ditë më herët, publikon foto të nxehta me të fejuarin

    12/08/2025
    Me te lexuara
    LSDM: Mihajllov do të udhëheqë me “Erasmus”, e njejta ka skandal për keqpërdorim të fondeve arsimore

    LSDM: Mihajllov do të udhëheqë me “Erasmus”, e njejta ka skandal për keqpërdorim të fondeve arsimore

    12/08/2025
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e saj

    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e saj

    12/08/2025
    UEFA ndalon një stadium legjendar nga organizimi i finales

    UEFA ndalon një stadium legjendar nga organizimi i finales

    12/08/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.