Close Menu
    What's Hot
    Kandidatët e VLEN-it dhe AKI-së vazhdojnë me fushatë edhe gjatë fundjavës

    Kandidatët e VLEN-it dhe AKI-së vazhdojnë me fushatë edhe gjatë fundjavës

    05/10/2025
    Mickoski: Filipçe po i vazhdon politikat e Zaevit

    Mickoski: Filipçe po i vazhdon politikat e Zaevit

    05/10/2025
    LSDM: Orce Gjorgjievski dhe OBRM-PDUKM, keqpërdorën edhe Maratonën e Shkupit

    LSDM: Orce Gjorgjievski dhe OBRM-PDUKM, keqpërdorën edhe Maratonën e Shkupit

    05/10/2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Arrestohet autori i zjarrit që shkatërroi sipërfaqe me pemë frutore në Kavajë

      Arrestohet autori i zjarrit që shkatërroi sipërfaqe me pemë frutore në Kavajë

      08/08/2025
      “Rilindja Urbane 2.0”, Rama publikon pamje nga lirimi i hapësirave publike në Shkodër

      “Rilindja Urbane 2.0”, Rama publikon pamje nga lirimi i hapësirave publike në Shkodër

      08/08/2025
      Moti për të premten, temperaturat deri në 39°

      Moti për të premten, temperaturat deri në 39°

      08/08/2025
      Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë

      Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë

      08/07/2025
      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      28/01/2025
      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      28/01/2025
      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      27/01/2025
      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      09/01/2025
      Kandidatët e VLEN-it dhe AKI-së vazhdojnë me fushatë edhe gjatë fundjavës

      Kandidatët e VLEN-it dhe AKI-së vazhdojnë me fushatë edhe gjatë fundjavës

      05/10/2025
      Mickoski: Filipçe po i vazhdon politikat e Zaevit

      Mickoski: Filipçe po i vazhdon politikat e Zaevit

      05/10/2025
      LSDM: Orce Gjorgjievski dhe OBRM-PDUKM, keqpërdorën edhe Maratonën e Shkupit

      LSDM: Orce Gjorgjievski dhe OBRM-PDUKM, keqpërdorën edhe Maratonën e Shkupit

      05/10/2025
      Një banor i Shkupit goditi me veturë dy të mitura

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      E premtja paska surpriza, por vetëm për këto 3 shenja Horoskopi

      E premtja paska surpriza, por vetëm për këto 3 shenja Horoskopi

      08/08/2025
      Shenjat që dikush po të lexon si libër të hapur

      Shenjat që dikush po të lexon si libër të hapur

      07/08/2025
      Pse dhëmbi dhemb më shumë gjatë natës?

      Pse dhëmbi dhemb më shumë gjatë natës?

      07/08/2025
      Si t’i dalloni shenjat e plakjes

      Si t’i dalloni shenjat e plakjes

      07/08/2025
      A trashëgohen traumat ndër breza? Doktoresha: Ka studime që e vertetojnë, por mund të ndalohet

      A trashëgohen traumat ndër breza? Doktoresha: Ka studime që e vertetojnë, por mund të ndalohet

      08/07/2025
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Kosova»Njëzet vjet pas zgjerimit të madh, BE-ja synon ta vazhdojë procesin
    Kosova

    Njëzet vjet pas zgjerimit të madh, BE-ja synon ta vazhdojë procesin

    01/05/20245 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Njëzet vjet pas zgjerimit të madh, BE-ja synon ta vazhdojë procesin
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Njëzet vjet pas zgjerimit të madh, BE-ja synon ta vazhdojë procesin

    Më 1 maj Bashkimi Evropian (BE), shënoi 20-vjetorin e zgjerimit më të madh të bllokut në histori.

    Me këtë datë në vitin 2004 përnjëherë në BE, e cila në atë kohë kishte 15 vende anëtare, u pranuan edhe dhjetë shtete të reja, tetë prej tyre nga ish-blloku komunist. Prandaj, ky zgjerim edhe u quajt “vala e madhe e zgjerimit të BE-së”.

    Në atë kohë, në Bashkimin Evropian u pranuan Estonia, Lituania, Letonia, Hungaria, Polonia, Çekia, Sllovakia, Sllovenia, Malta dhe Qiproja.

    Bashkimi Evropian e ka shënuar këtë përvjetor me disa ngjarje dhe me përsëritjen e zotimeve që procesi i zgjerimit të vazhdohet, pasi është një prej proceseve më të suksesshme që ka kaluar BE-ja në historinë e saj.

    Në këtë përvjetor, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk do të jetë komplet pa integrimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.

    Edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka përmendur procesin e tashëm të zgjerimit si vazhdim i suksesit që kishte ndodhur në vitin 2004, kur në bllok u anëtarësuan dhjetë vende të reja.

    Ajo ka thënë se tani kur shikohet në retrospektivë, se ku ishte BE-ja dhe ku ishin ato vende para 20 vjetësh, mund të thuhet se ky zgjerim solli dobi për të gjithë. Vendet që në atë kohë u pranuan në BE përjetuan një periudhë të madhe të zhvillimit, të lëvizjes së lirë dhe mirëqenies. Por, edhe vendet e vjetra anëtare patën përfitime pasi për to u hap një treg i ri, po ashtu.

    Von der Leyen në një prej fjalimeve kushtuar 20-vjetorit të zgjerimit të madh të BE-së, përmendi edhe një deklaratë të paraardhësit të saj nga ajo kohë, ish-presidentit të atëhershëm të Komisionit Evropian, Romano Prodi, i cili pati thënë se “kjo valë e madhe e zgjerimit nuk duhet të jetë e fundit”.

    Por, pas 1 majit të vitit 2004 kur ndodhi “zgjerimi i madh” vetëm tri shtete tjera arritën të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian. Bullgaria dhe Rumania hynë në BE më 1 janar të vitit 2007 dhe ato konsiderohen si vende që i takonin të njëjtës valë të zgjerimit sikur edhe ato që hynë në vitin 2004, por në atë kohë nuk ishin gati dhe u anëtarësuan në BE dy vjet e gjysmë më vonë.

    Pas tyre në BE hyri edhe Kroacia më 1 korrik të vitit 2013. Por, që kur Kroacia u bë anëtare e Bashkimit Evropian, nuk pati më zgjerim edhe pse në proces janë disa vende kandidate.

    Kështu, edhe 11 vjet pas anëtarësimit në BE, Kroacia vazhdon të jetë vendi më i ri anëtar dhe këtë status do ta mbajë edhe për një kohë të gjatë, pasi realisht nuk pritet që në një të ardhme të afërt të anëtarësohet ndonjë vend tjetër.

    Në procesin e zgjerimit të BE-së ndodhen dhjetë shtete. Prej tyre nëntë kanë statusin e vendit kandidat, ndërsa vetëm Kosova nuk e ka atë status. Kosova kishte aplikuar për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022, por kërkesa e saj nuk është shqyrtuar nga Bashkimi Evropian.

    Pos gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova) në këtë proces janë edhe Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia. Turqia vazhdon të ketë formalisht statusin e vendit kandidat, por negociatat e saj për anëtarësim në BE janë ngrirë tash e disa vjet.

    Në procesin e zgjerimit ishte edhe Islanda, e cila në mënyrë të njëanshme i pezulloi negociatat e anëtarësimit dhe hoqi dorë nga aspiratat për t’u bërë anëtare e BE-së.

    Për herë të parë në histori ndodhi që një vend të largohet nga anëtarësia në Bashkimin Evropian pas daljes nga BE-ja të Britanisë së Madhe.

    Në 20-vjetorin e zgjerimit të madh, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka përsëritur thirrjet që edhe BE-ja të kryejë reformat për të pranuar anëtarë të rinj edhe vendet që aspirojnë anëtarësimin, ta kryejnë pjesën e tyre të punës duke i përmbushur kriteret që kërkohen për anëtarësim.

    Ai përsëriti se beson që deri në vitin 2030, edhe BE-ja, edhe vendet kandidate, duhet të jenë gati për zgjerim.

    Përderisa për BE-në, Michel tha se duhet t’i përmbyllë reformat institucionale dhe të sigurojë kornizën financiare për zgjerim, vendet që synojnë anëtarësimin duhet t’’ zgjidhin mospajtimet e tyre bilaterale.

    Liderët e BE-së vazhdojnë të besojnë se vazhdimi i zgjerimit është në dobi të forcimit të BE-së dhe rritjes së rolit të saj në skenën botërore. Prandaj, zgjerimi shihet edhe si një investim në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në tërë kontinentin evropian, por edhe në përballje me sfidat që paraqesin rrethanat e reja gjeopolitike në botë.

    Në pritje të vazhdimit të procesit të zgjerimit dhe kërkesave që ky proces të përshpejtohet, BE-ja është duke shqyrtuar mundësitë që vendet kandidate t’i përfshijë në disa politika dhe programe të bllokut edhe para se ato të bëhen vende anëtare formalisht. Por, në të njëjtën kohë zyrtarët e BE-së zotohen se këto aranzhime nuk do të jenë zëvendësim për anëtarësim formal në BE që mbetet synimi përfundimtar i procesit të zgjerimit./rel

    Lexo edhe:

    1. U dhunua barbarisht nga njerku, 4-vjeçari në ‘luftë’ për jetën, plagë të shumta dhe dëmtime të rënda të trurit
    2. Tërmet në Greqi, magnituda dhe epiqendra, regjistrohen edhe 7 pasgoditje
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    U shpall “non grata” nga SHBA, reagon ish-zv. kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut

    09/12/20241 Min Read

    EMRI/ DASH emëron pasuesin e Gabriel Escobar, kush është Zëvendës Ndihmës Sekretari i ri për Ballkanin Perëndimor

    22/07/20242 Mins Read
    Përfundon takimi tripalësh në Bruksel, Kosova dhe Serbia do të dalin me propozimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së dinarit

    Përfundon takimi tripalësh në Bruksel, Kosova dhe Serbia do të dalin me propozimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së dinarit

    19/03/20243 Mins Read
    Vuçiç takohet me Ramën dhe Zelenskyn: Nuk ndryshojmë qëndrim për sanksionet ndaj Rusisë

    Vuçiç takohet me Ramën dhe Zelenskyn: Nuk ndryshojmë qëndrim për sanksionet ndaj Rusisë

    28/02/20241 Min Read
    Lajçak: Shumë pikëpyetje politike për çështjen e dinarit serb në Kosovë mbetën pa përgjigje, duhen takime shtesë

    Lajçak: Shumë pikëpyetje politike për çështjen e dinarit serb në Kosovë mbetën pa përgjigje, duhen takime shtesë

    27/02/20244 Mins Read
    Top Posts
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Kandidatët e VLEN-it dhe AKI-së vazhdojnë me fushatë edhe gjatë fundjavës Maqedonia

    Kandidatët e VLEN-it dhe AKI-së vazhdojnë me fushatë edhe gjatë fundjavës

    05/10/20253 Mins Read

    Kandidatët e VLEN-it dhe AKI-së, gjatë fundjavës kanë vazhduar me aktivitetet në kuadër të fushatës…

    Mickoski: Filipçe po i vazhdon politikat e Zaevit

    Mickoski: Filipçe po i vazhdon politikat e Zaevit

    05/10/2025
    LSDM: Orce Gjorgjievski dhe OBRM-PDUKM, keqpërdorën edhe Maratonën e Shkupit

    LSDM: Orce Gjorgjievski dhe OBRM-PDUKM, keqpërdorën edhe Maratonën e Shkupit

    05/10/2025
    Një banor i Shkupit goditi me veturë dy të mitura

    Një banor i Shkupit goditi me veturë dy të mitura

    05/10/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Vepron ndryshe nga të gjithë të tjerët, ilaçi i ri cilësohet si “ndryshues i lojës” në trajtimin e presionit të lartë të gjakut

    Vepron ndryshe nga të gjithë të tjerët, ilaçi i ri cilësohet si “ndryshues i lojës” në trajtimin e presionit të lartë të gjakut

    30/08/2025
    Çfarë ndodh në trupin tuaj kur konsumoni shumë ushqime të kriposura

    Çfarë ndodh në trupin tuaj kur konsumoni shumë ushqime të kriposura

    30/08/2025
    Bebe Rexha feston ditëlindjen, kjo është mosha e këngëtares shqiptare me famë botërore

    Bebe Rexha feston ditëlindjen, kjo është mosha e këngëtares shqiptare me famë botërore

    30/08/2025
    Me te lexuara
    Kandidatët e VLEN-it dhe AKI-së vazhdojnë me fushatë edhe gjatë fundjavës

    Kandidatët e VLEN-it dhe AKI-së vazhdojnë me fushatë edhe gjatë fundjavës

    05/10/2025
    Mickoski: Filipçe po i vazhdon politikat e Zaevit

    Mickoski: Filipçe po i vazhdon politikat e Zaevit

    05/10/2025
    LSDM: Orce Gjorgjievski dhe OBRM-PDUKM, keqpërdorën edhe Maratonën e Shkupit

    LSDM: Orce Gjorgjievski dhe OBRM-PDUKM, keqpërdorën edhe Maratonën e Shkupit

    05/10/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.