minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Nga Shkupi në Mekë, me biçikletë! 57-vjeçari shqiptar do të udhëtojë 4 mijë kilometra - Shqiperia.info

Qamuran Hirda, 57 vjeç, i shoqëruar nga shoku i tij Adem Ajiç, do të udhëtojë nga Shkupi në Mekë, me biçikletë.

Ai thotë se udhëtimi për në Haxh pritet të zgjasë 2 muaj, ndërsa pritet të udhëtojë me biçikletë rreth 4.000 kilometra.

“Vendosa ta bëj një udhëtim të shenjtë, ku ne si mysliman e kemi obligim ta kryejmë, obligimin fetar desha ta kryej në këtë mënyrë, me sport, me biçikletë”, tha Hirda.

Hirda thotë se për shkak të sigurisë, do të jenë të detyruar që Sirinë ta kalojnë me aeroplan.

“Në Adana ose Gazi Antep do të kemi aeroplan, do të shkojmë deri në Aman, Jordani, vetëm Sirinë e kalojmë, prej aty vazhdojmë shkojmë deri në destinacionin e fundit, për në Mekë”, thekson Hirda.

Share.
Exit mobile version